E Diel, 1 Nëntor 2026

Armond Halebi Do te vazhdojme shnderrimin pozitiv te njesise

Aleanca per te Ardhmen Perfaqesuesi i PS-se tregon se eksperienca i ka dhene me shume njohje te situates ne zone

Armond Halebi kerkon nen siglen e Partise Socialiste dhe koalicionit Aleanca per te Ardhmen mandatin e dyte si kryetar te njesise bashkiake nr. 9 ne kryeqytet. Ai thekson se edhe me mbeshtetjen e Bashkise se Tiranes do te vijoje te implementoje projekte te rendesishme qe synojne shnderrimin e kesaj zone.

Z.Halebi si i konsideroni zgjedhjet e 8 majit

Zgjedhjet e 8 majit duhet te shenojne nje pike kthese ne historine 20-vjecare te pluralizmit shqiptar. Ato duhet te tregojne se ka ardhur koha qe terma te tilla si vjedhja apo manipulimi i votes te mos jene me pjese e fjalorit paszgjedhor te shqiptareve. Kjo eshte ajo per te cilen eshte mobilizuar qe prej disa vitesh Partia Socialiste ashtu si dhe grupime te tjera progresiste te politikes shqiptare pasi ky eshte nje imperativ i ngutshem si per zhvillimin social-ekonomik te vendit ashtu edhe  per proceset integruese. Por paralajmerimet dhe denoncimet e shumta te bera nga opozita dhe media tregojne se kjo nuk do te jete nje beteje e lehte. Le te shpresojme qe kerkesa dhe nevoja e qytetareve per nje fryme te re ne politiken shqiptare te kurorezohen me fitoren e kesaj beteje.

Cili eshte premtimi juaj ne drejtim te elektoratit te njesise bashkiake nr.9 ne Tirane. fare do te ndryshoni ne kete zone

Ndryshimi tashme ka filluar dhe per mandatin e ardhshem une do te flisja me teper per nje vazhdimesi dhe rritje progresive te ritmeve te ketij ndryshimi. Per ta ilustruar kete do te marr shembullin e dy blloqeve te medha te banimit nr.51 dhe 53 ne rrugen Don Bosko te cilat nga nje periferi e zymte dhe e perbaltur e kater viteve me pare jane kthyer sot ne nje zone te mirefillte qytetase me rruge te gjera e cilesore me nje ndricim modern urban dhe me hapesira publike te mirepercaktura e te bollshme gje qe i dedikohet se pari nje bashkepunimi te shkelqyer nderinstitucional me Bashkine e Tiranes por edhe investimeve te mireorientuara qe minibashkia jone ka bere ne kete zone.

Gjate kater viteve te ardhshme ky model do te shtrihet edhe ne pjesen tjeter te ish-zones informale. Kjo do te jete periudha e projekteve madhore qe Bashkia e Tiranes ka parashikuar per zonen tone. Mjafton tju permend vetem dy nga keto projekte madhore se pari projekti gjigant per sistemimin e lumit te Tiranes dhe kthimit te tij ne nje park te gjelberuar do ta shnderroje kete zone perfundimisht nga nje periferi e harruar ne nje nga lagjet me te lakmuara te qytetit. Keshtu banesat dhe asetet e qytetareve do te marrin nje vlere te re teksa ata do te keni nje shetitore moderne shume prane ketyre banesave. Se dyti parku i ri tek stacioni i trenit qe do te pershkoje permes zonen tone do te krijoje nje tjeter arterie te gjelberuar te zhvillimit te qytetit qe do ti jape nje fytyre te re te gjithe zones perreth. Me projekte te tilla madhore Tirana historike brenda unazes se vjeter dhe ajo moderne pertej saj do te shkrihen ne nje te tere. Nga ana tjeter do vazhdojme te ruajme balancen ne investime midis kesaj zone ne zhvillim dhe pjeses tjeter te njesise bashkiake pra te asaj qe e njohim si Tirana historike ne kete pjese krahas rehabilitimit te infrastruktures do ti kushtohet nje vemendje me e madhe edhe rigjallerimit te jetes kulturore dhe sidomos riafirmimit te identitetit. Nje vemendje e vecante do ti kushtohet permiresimit te kushteve ne ambientet e shkollave qe mbulohen nga njesia bashkiake 9. Duke qene edhe personalisht anetar i bordit te shkollave te njesise e konsideroj kete si nje angazhim vetjak. Sigurisht une nuk premtoj se do te bej mrekulli por mund te them se ne aktivitetin tim jam udhehequr gjithnje nga nje parim Bej ate qe eshte e mundur por ate qe eshte e mundur beje me doemos.

Demokratet jane duke zhvilluar nje fushate me premtime per ulje taksash dhe me parullen Aleanca per qytetarin. Cilat jane prioritetet e socialisteve per garen elektorale te 8 majit

Me kujtohet nje shprehje e Moxartit me te cilen ai iu pergjigj princit te Vajmarit. Kur ky i tha se opera e tij kishte ca si teper nota atehere Moxarti iu pergjigj se Nota ka aq sa duhet as me shume as me pak. Kjo i ngjan ceshtjes se taksave sigurisht qe taksat edhe pse mund te mos mirepriten gjithnje jane vendosur per rritjen e sherbimeve ndaj qytetareve  tatimpagues ose jo. Sidoqofte mendoj se kjo do te kerkonte nje rishikim te pergjithshem te sistemit fiskal dhe rrjedhimisht nje mendesi te re ne drejtimin e vendit. Nje mendesi qe nuk shikon vetem tek e sotmja por dhe tek e ardhmja.

Cili eshte vleresimi juaj per kundershtarin perballe ne minibashkine 9

Kandidati qe kam perballe eshte nje figure e njohur publike nga fusha e sportit. Ai ashtu si dhe une rrjedh nga nje familje e njohur dhe e respektuar tiranase. Por besoj se administrimi i ketij qyteti dhe i zones ku jetoj ka nevoje me teper per eksperience pune formim profesional dhe kontakte te vazhdueshme me njerezit. Pikerisht keto karakteristika jane ato qe une i kam fituar ne rrjedhen e jetes prane ketyre bashkeqytetareve ne kete lagje ku kam lindur e jam rritur pa u ndare asnje cast prej saj duke qene gjate gjithe kohes ne komunikim te perditshem duke njohur hallet dhe problemet e tyre por edhe mentalitetin e pritshmerite qe ata kane ndaj pushtetit dhe administrates vendore si edhe permes nje formimi te vazhdueshem profesional universitar e pasuniversitar. Te qenet per kater vjet rresht ne krye te njesise bashkiake nr.9 me jep nje tjeter perparesi te dukshme ne kete drejtim pasi tani njoh mire jo vetem problemet dhe pritshmerite e banoreve te kesaj zone por edhe rruget dhe mundesite per zgjidhjen e ketyre problemeve. Kjo me ben te jem me realist por edhe gjithnje e me kerkues ndaj vetvetes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›