Futbollisti perballe inxhinierit rivalet qe i bashkon origjina
Nje futbollist qe garon perballe nje inxhinieri. Nje kampion i sportit qe kerkon ti marre karrigen kreut aktual te njesise bashkiake numer 9. Por te dy kane nje te perbashket qe eshte cilesuar e rendesishme nga shtabet e partive qe i kane kandiduar Si Armond Halebi ashtu dhe Indrit Fortuzi jane tiranas te vjeter. Fortuzi i cili i eshte futur politikes qe ne zgjedhjet e 2009-s kur kandidoi si deputet ndersa Armond Halebi mori persiper te futej ne gare ne zgjedhjet e 2007-s ku dhe arriti te fitonte. Njesia bashkiake numer 9 ne kryeqytet nis nga qendra e Tiranes permes bulevardit Zogu I dhe perfundon ne periferi te kryeqytetit. Ne kete njesi vendore e cila eshte drejtuar ne pjesen me te madhe te saj nga socialistet perfshihet edhe nje zone e rendesishme e re ne kryeqytet sic eshte edhe rruga Don Bosko. Kjo njesi ka ne perberjen e saj 51.494 banore ne 16.113 familje. Sipas statistikave te Bashkise se Tiranes 316 familje ne kete zone jane pjese e skemes se ndihmes ekonomike. Ne kete njesi numerohen 1.741 biznese nga te cilat 1.212 i perkasin edhe biznesit te vogel. Kjo zone per shkak te larmishmerise qe ka perballet me probleme te shumta sic jane edhe legalizimet dhe me pas urbanizimi dhe po keshtu edhe nevoja per te restauruar pjesen tradicionale te kryeqytetit. Nga ana tjeter zona karakterizohet edhe nga mungesa e theksuar e infrastruktures ne nje pjese te saj dhe po keshtu ne menyre te vecante nga mungesa e infrastruktures arsimore.