E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 4 inspektorë të RISHM-it hyjnë brenda në minierë

Katër inspektorë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, (RISHM) kanë hyrë sot brenda minierës së Bulqizës ku prej 16-të ditësh vijojnë grevën e urisë 13 minatorë. Specialistët e RISHM-it të shoqëruar edhe nga minatorët do të inspektojnë nga afër gjendjen brenda galerisë ndërsa mësohet se Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave ka ngritur një padi penale ndaj drejtuesve të grevës me akuzën e shkeljes së sigurisë në punë.
Ndërkohë Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave i kërkoi dje Ministrisë së Ekonomisë, mbylljen e përkoshme të minierës së Bulqizës, deri në rikonstruksionin e saj.
Ata shprehen të vendosur se nuk do ta ndërpresin grevën e urisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›