Intifada kulturore;Kush do ta filloj në Kosovë?
Mendoni gratë të cilat i kanë burrat në mwrgim dhe mallin e fëmijëve për prindin mashkull, mendoni pak jetimin i cili mendon se i është kthyer babai dhe me vrap të sulet në prehër, mendoni Penolopën kosovare e cila sapo thurr tymnin e shkatërron atë dhe mbetet besnike e iluzionit të saj, mendoni diçka që ndodh për momentin e nuk e shohim apo jemi aq indiferent si Jezusi ndaj vdekjes e që i thonë indiferencë e shenjtë. Edhe kjo ndodh. Edhe kjo na ndodh dhe duket se do të vazhdoj kështu.
Ndërmjet mjerimit dhe argëtimit në të, ndërmjet mjerimit dhe lumturisë, ndërmjet urrejtjes dhe dashurisë, ndërmjet mallit dhe Të Madhit, pushon dhe pushon pika meditatike e cila neutralizon çdo provokim dhe mungesa e provokimit pjell monotoninë, se kush ka mend ka edhe humor si kompensim, si shpërblim i pavetëdijshëm, si ilaç kundër lodhjes së trurit. Mendoni sa aksidente ka në paraqitjen mjegullës. Mjegulla ka shumë aksidente këtu, shumë libra janë shkruar nga dikush tjetër dhe shumë janë nënshkruar nga dikush tjetër, shumë këngë janë kompozuar nga dikush tjetër, dhe janë kënduar nga dikush tjëtër, shumë piktura janë pikturuar nga dikush tjetër dhe nga po këta janë nënshkruar dhe çka ndodhur? Asgjë e re nën këtë qiell, bojkot i ndodhisë si kishte thënë Baudrillard. Problemi është se misteri është këtu dhe fshehtësia është e fshehur në dritë por ne ende si duket nuk e kemi zbuluar. Se vetë krijimtaria është mister ashtu si vazhon të thotë Berdjajevi
Krijimtaria është - mister. Misteri i krijimtarisë është misteri i lirisë. Misteri i lirisë është i pakufishjëm dhe i paartikulueshëm.
Nikolai Berdjajev
Prej krijimtarisë e deri te paaftësia për ta thënë atë, për ta artikuluar atë është rrugë e gjatë dhe në këtë rrugë ka shumë labirinte të cilat po na hutojnë dhe në këtë rrugë nuk niset pa udhërrëfyes. Pak janë ata të cilët e kanë guximin të nisen vetë në rrugë sepse friksohen nga vdekja kurse vdekja nuk është gjë tjetër përveç diçkaje të panjohur dhe çdogjë e panjohur krijon frikë, lind tërheqjen dhe dorëheqjen, lind shukatjen dhe frikën se mos po gabojmë, dhe zgjimi i vërtetë ndodh kur kalohet në anën e rebelimit, si lulja kur rebelohet nga kursi i degës dhe aty e shfaq bukurinë e vet. Si aroma kur avullohet nga lulja, si populli kur rebelohet nga padrejtësia e pushtetarëve dhe ky popull është fitimtar, ndërsa ai popull i cili toleron tradhëtinë e pushtetarëve dhe e ndëshkon haptazi tradhtarin e pazarit, ai popull është i ndëshkuar me humbje.
Dhe shikoni rininë të cilën po e shkelni si barin e njomë vetëm se ju jeni shkelur si fletët e qepës mbi dhe, për ta formuar dhe zgjeruar kokën nën dhe, e prodhuar heterozide të cilat tani na i fërkojnë sytë. Shikojeni rininë e cila po thotë diçka pa e menduar sepse atë po e bën, dhe shikojeni rininë të cilës në veshë i pëshpëritet se cilin hap duhet të ndërmarrë. Shikojeni rininë e cila është mllefosur dhe nuk lexon apollogjitë e viteve tetëdhjeta por është në safari të identitetit të ri, dhe shikojeni rininë e cila po heq dorë nga ju sepse ja u keni sosur lirinë, misterin e paartikuluar, shikojeni potencën e tyre e cila hallakatet nëpër botë pë tëgjetur veten në pusin e trashëguar. Kush nuk është pshurrur në gjumë, pshuret tani dhe jo vetëm posht por i pshurrë edhe sytë, eh sa gjynah…
Receta për Mollotov kulturor.
1. Një shishe njeri
2. Shpirti si lëndë djegëse,
3. Vepra si fitil
4. Pasioni si shkrepsë
5. Liria si hedhje e lirë
6. Intifada kultutore si qëllim
7. Dhe
8. Boom
9. E pastaj shohim çka ndodh
A ekziston mafia kulturore në Kosovë?
Ekziston potenciali i kibernuar i njerëzve të cilët janë në krye të kulturës, ekzistojnë sharlatanët të cilët paguajnë shuma të majme për t’u nënshkruar me nje libër që nuk e kanë shkruar vet dhe një i ri në Kosovë mund të thotë se… me sendin e huaj nuk mundesh të hysh si dhëndër dhe Lidhja e shkrimtarëve ju e dini sa janë…? nuk bën asgjë për ditën ndërkombëtare të librit. PEN Qendra e Kosovës e cila nuk bën asgjë për librin, dhe Ministria e kulturës që i ka ra pishmanit se e ka bërë një projekt për librin, dhe botuesi i cili të thotë: botuar librin???!!! Fshihe se mos po të rreh dikush… dhe intelektualët që garojnë se kush më shumë pinë çaj të rusit me ose pa limon …dhe të tjerët që presin një herë në muaj të vij plaku me plis të bardh dhe me mustaqe të përhimta prej Rahovecit me bidona që tu sjelli raki që ata që e pijnë ti thonë; të rrushit, e ajo asht e hardhisë… dhe Ministria e Arsimit e cila nuk bën asgjë për librin dhe e lë në mëshirën e botuesit i cili një libër të gjuhës angleze e shet 7 €, vëtem se nxënësi duhet pa tjetër që ta blejë se mësuesi i anglishtës e përze nga ora… dhe botuesi i cili nuk i shet librat në librari po në tezgë te Grandi…dhe ekspozitat e të rinjëve që nuk i sheh askush, as vetë të rinjtë dhe ekspozitat e pikturave të pleqve që nuk dijnë a janë piktor a janë poetë… dhe deputet që janë hutuar se janë poet e në shtepi i shërojnë plagët e vjetra…dhe gazetat që botojnë kulturë dhe me to bëjnë fishek për gështenja shitësit që i pjekin gështenjat në rrugë, dhe televizionet që shesin kulturë duke marr emisione të huaja dhe duke mos e cekur burimin…dhe bllogët e webfaqet që shkëmbejnë mes veti shkrimet e njerëzve që nuk kanë pas mundësi me u afirmu në kohën e Titos dhe tani janë mbrojtës të kauzës kombëtare…dhe më në fund nuk ka Mafie Kulturore…natyrisht jo. Kush nuk ka qarë deri tani, mundet të qajë dhe të fitojë titullin e budallait…deri sa ta kthejnë …a mos e pate Kosovën çikë të tezës që po të dhimbset?