E Diel, 1 Nëntor 2026

Ta meritosh të jesh anëtar i BE-së

Kemi vite që dëgjojmë nga të gjithë politikanët e ‘demokracisë’ e duam shqipërinë si gjithë Europa por si duket kjo paska qenë një rrugë shumë e gjatë për tu bërë. U bë kohë që cdo qeveri që vjen jep fjalën se do ti afrohet asaj Europe që ndodhet ‘shumë larg’ nga brigjet lindore të Adriatikut por ato fjalë nuk dihet se nga shkojnë e humbin!?

Ka kaluar jo shumë kohë por dhe jo pak por rreth dy dekada që Shqipëria me të gjithë krerët dhe popullin e saj përpëliten dhe zvarriten drejt perëndimit por si duket era është aq e fortë nga drejt lindjes saqë nuk të jep mundësi të ecësh përpara. Kjo që po shkruaj nuk është një analizë politike apo ekonomike por thjesht një tërheqje vëmendjeje për të gjithë ato që duan që Shqipëria të jetë demokrate si Europa apo të ketë një ekonomi të ekuilibruar me papunesi të një niveli të ulët dhe inflacion të pranueshëm.

Të gjithë ato që e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian ta dinë që kjo rrugë kalon nga Shqipëria dhe shqipëtarët. Kjo rrugë kalon nga politikat e shtetit Shqiptar dhe gjithashtu nga kultura dhe ndërgjegjësimi i popullit shqiptar. Ju lutem të gjithë atyre shqiptarëve që e duan këtë vend, të mendojnë për një cast për veten e tyre, familjet dhe të gjithë bashkëkombësit që jetojnë brenda dhe jashtë këtij shteti! Të mendojnë se cfarë po bëjnë ato që ky vend të shkojë drejt europës! Të mendojmë që të gjithe ne, qofshim punëtore apo intelektuale, fshatarë apo qytetarë, toskë apo gegë! Të mendojmë të gjithë se sa i zbatojmë ne ligjet, rregullat apo traditat tona që përmbajnë vlera të mëdha ! Ju lutem të gjithëve që te jemi të sinqertë me vetveten ! Sa prej nesh ose për më qartë popullit tonë mban rradhën në një vend ku do të paguajë ose do të marrë dicka? Sa prej nesh do të ndalonte në semaforin e kuq në orën dy të natës? Sa prej nesh do të ndalonte dhe ti jepte të drejtë kalimi një kalimtari që ndodhet në vijat e bardha ? Sa prej nesh do të bënte shumë e shumë gjëra që nuk i bëjmë por që duhet ti bënim si vlera të kulturës dhe simbolit I të qenurit në Europë.

Për të shkuar në BE nuk ka asnjë ‘tren’ apo ‘avion’ që të merr dhe dërgon atje. Te shkosh në BE duhet që politikanët tanë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, duhet që ligjet tona të bëhen ‘te shenjta’ para gjithkujt dhe jo rregulla xhungle, duhet që njeriu të respektohet si qenja më e përkryer që ka krijuar Zoti dhe jo të merret nëpër këmbë për interesa të rëndomta. Që shqipëria të shkojë në BE duhet që i gjithë populli shqiptar të evulojë dhe të marrë edukatën e civilizimit evropian. Jo vetëm atë edukatën e modës por edukatën e qytetarit të ndërgjegjshëm dne sensibël që mendon cdo gjë dhe sillet në mënyrë racionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›