“Të Fuqishmit dhe i Plotfuqishmi; pëmbledhje dhe persiatje”
Para një jave një kolegu im dhe unë ishim të ftuar në ceremoninë e promovimit të librit "Të Fuqishmit dhe i Plotfuqishmi" (The Mighty and The Almighty) nga Madeleine Albright, ish-sekretare e shtetit e SH.B.A. Ceremonia filloi me një fjalë prej rreth 30 minuta nga Zj. Albright mbi temat e trajtuara në libër dhe relevancën e tyre mbi gjendjen aktuale, kryesisht mbi pozicionin e SH.B.A. në Lindjen e Mesme dhe vijoi me firmosjen e librave të blerë nga pjesëmarrësit (rreth 600) nga Zj. Albright. Si ndodh rëndom me anetarët e administratës Clinton, shfaqjet e saj në publik janë një "show" suksesi në komunikimin me masat (le ta quajmë Al Gore një "sukses të vonë"), dhe kjo e fundit nuk i zhgënjeu pritjet. Stili i fjalës së Zj. Albright ishte një sintezë e të kaluarës së saj prej lideri, e njohurisë mbi diplomacinë amerikane dhe e elokuencës akademike në trajtimin e cështjeve (anëtaret e administrates Clinton lexonin (!)), të gjitha të përmbledhura dhe të përcjella me hir dhe lirshmëri komunikimi.
Libri fokusohet mbi nevojën për një ndryshim në metodologjinë e diplomacisë amerikane dhe më gjerë, asaj ndërkombëtare. Albright rrëfen se si, për Departamentin e Shtetit, të dominuar për një kohë të gjatë nga realistet, feja përbënte një komplikim të panevojshëm. E thënë ndryshe, motoja ishte: "cështjet që trajtojmë janë mjaftueshëm të komplikuara, le ta mbajmë Zotin larg që të mos bëhen të pazgjidhshme". Ergo, tendenca për të reduktuar cdo problem në një ekuacion me sa me pak ndryshore. Dhe gjatë luftës së ftohtë kjo ishte e mundur, në fakt e preferueshme. Detyra ishte e thjeshtë, të përmbajmë dhe kufizojmë influencën e Bashkimit Sovjetik. Por me realiz imin me sukses të detyrës dhe shpërbërjes së B.S. në vitet 90' peisazhi ndërkombëtar ndryshoi rrënjësisht, dhe ndryshimi nuk ishte për më mirë. Konfliktet nderetnike u shumuan si kërpudhat pas shiut dhe feja ishte ndër faktorët motivues, në mos shkaktues, në shumicën e tyre. Interesante është që autorë të tjerë fajësojnë reduksionizmin amerikan dhe pragmatizmin e doktrinës Kissinger për një sërë konfliktesh aktuale, tezë që Albright, pritshëm, kalon pa e përmendur. Gjithsesi, pas shpërbërjes së B.S., Departamenti i Shtetit filloi të ndryshonte fokusin dhe të artikulonte qëndrime të tipit "derisa është pjesë e problemit, feja duhet të jetë edhe pjesë e zgjidhjes". Ardhja e Albright në majat e diplomacisë amerikane përkon me (dhe ndoshta ka ndikuar në) këtë ndryshim fokusi, dhe ajo vetë shkruan se, ndërkohe që mbajtja e fesë jashtë politikës është domosdoshmëri, pretendimi për ta eliminuar krejtësisht nga jeta publike është absurd edhe në kontekstin amerikan, jo me kur bëhet fjalë për vendet në zhivillim, nga Lindja e Mesme deri në subkontinentin Indian. Tema përmbledhëse e librit eshtë një thirrje për një njohje më të mirë të historisë dhe implikimeve politike të feve, sekteve dhe nuancave fetare dhe përfshirjen e kësaj njohurie në analizat dhe vendimmarrjen diplomatike, që mund të përcaktohet gjithashtu si thirrje ndaj realpolitikës për të marrë parasysh realitetin e ri. Pra, në thelb, një thirrje për politika më të informuara dhe të ndricuara.Dhe ndërkohë që kjo në vetvete nuk është ndonje ide tmerrësisht novatore, ideja e përfshirjes strukturore të diplomacisë së bazuar mbi fenë (faith-based diplomacy) si element komplementar ndaj metodologjisë aktuale është e fresket dhe e mirëpritur. Dhe fakti që propozuesja është një ish-kryediplomate e bën akoma me interesante; Amerikës studiuesit e feve nuk i mungojnë, cfarë i ka munguar së voni ka qenë vullneti për ta internalizuar ekspertizën e tyre ne vendimarrje. Akoma më tërheqës është fakti që një iniciativë e tillë vjen nga një ikonë e kampit demokrat që, me përjashtimet e rastit (lexo Jimmy Carter), është thellësisht sekularist dhe i shmanget marrëdhënieve me fenë. Dhe kur Albright thote "diplomaci e bazuar mbi fene", nuk ma merr mendja se e ka fjalën për ndikimin e kampit evangjelist mbi politikat e administratës Bush II.
Kuptohet, situata aktuale i jep librit të Albright kontekstin pikant, të domosdoshëm për suksesin komercial të tij. Veprimet e administratës Bush II, sidomos lufta në Irak, janë një tregues i qartë i mosmarrjes parasysh të opinionit te ekspertëve, dhe jo vetëm të ekspertëve mbi fenë. Një njohës i mirë i historisë i mozaikut sektar të Irakut do kishte mendjen e ftohtë të parashikontë një lufte civile eminente si pasoje e anarkisë dhe vakuumit të krijuar nga rrëzimi i Saddam Hussein, aq më tepër pas përvojës së Libanit, ku rreth 25 vjet më parë u shpalos i njëjti skenar. Dhe ekspertë të tillë kishte. Dhe folën. Nuk u degjuan. Pasojat nuk kanë nevojë për përshkrim. E vetmja shpresë që mbetet, për rajonin dhe botën, është që administrata e ardhshme të ketë më tepër njerëz që mendojnë si Albright. Dhe kjo mavri botë nuk ofron shumë siguri, por një administratë eventuale demokrate (pak rëndësi ka nëse Obama ose Clinton) do te ishte shumë afër linjës së saj të arsyetimit.
Për pak harrova, libri në tërësi është simpatik, i lexueshëm dhe të jep një dritare interesante mbi procesin e vendimmarrjes në diplomacinë amerikane. Këta qerratenj demokratë dinë jo vetëm të lexojnë, po dhe të shkruajne.