Arne Duncan, ministri model
Është "përgjegjësi" i arsimit në administratën "Obama", shumë i vlerësuar nga bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët. Duncan po lufton kundër një beteje të vështirë për reformën e shkollës
Asnjë nuk flet keq për Arne Duncan, ministrin e ri të Arsimit të qeverisë "Obama". Margaret Spellings, që kishte të njëjtën detyrë gjatë administratës "Bush", e cilëson si një "ëndërrimtar dhe reformator". Gjatë seancës së konfirmimit në senatin Lamar Alexander, një republikan nga Tenesi, i cili ka qenë ministër i Arsimit nga viti 1991 deri më 1993-in, Margaret dukej më shumë si një studente shembullore, sesa një politikane, kur i tha Duncan-it: "Mendoj se ju jeni më i miri".
Pasionant, por me kufi, pragmatik dhe jo shumë elastik: Duncan është mishërimi prefekt i shprehjes "mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë". Është i gjatë, i hollë, sportiv dhe ka pamjen e një njeriu të mirë.
Qëkur ka marrë detyrën e ministrit të Arsimit, para disa muajsh, e përsërit vazhdimisht sloganin: "Jam reformist". Duncan është përkrahës i "charter school" (shkollave të financuara me fonde publike, pasi këto të fundit kanë shumë liri në zgjedhjen e programeve dhe mësuesve), i pagesave bonus për mësuesit më të mirë, si dhe kërkon të rrisë më shumë përgjegjësinë dhe transparencën nëpër shkolla. Veç të tjerash, është i bindur se sistemi edukativ amerikan nuk është në gjendje të tërheqë dhe "shfrytëzojë" talentet më të mira. Në fakt, shpesh mësuesit më profesionistë përfundojnë në shkolla jo shumë cilësore, ndërkohë që duhet të japin mësim në ato më të mirat.
Për Duncan është e rëndësishme edhe përsëritja e eksperimenteve të suksesshme. Sipas tij, Departamenti i Arsimit nuk duhet të mjaftohet me rutinën e zakonshme, por të promovojë ide të reja, si për shembull programin "Teach for America", që i dërgon studentët më të mirë të studiojnë në universitetet më prestigjioze të Amerikës.
Gjithsesi, këto nuk janë vetëm fjalë. Duncan e ka forcuar reputacionin e tij prej reformisti më 6 maj, kur bëri të ditur se do të përpiqej të shtynte afatin e një programi publik bursash studimi në Uashington, derisa 1716 fëmijët e regjistruar të kenë mbaruar shkollën e mesme. Kongresi dëshironte t‘i reduktonte fondet, por Duncan ndërhyri duke u thënë se kjo që po bënin nuk kishte kuptim. Nuk mund t‘i largonin fëmijët nga një shkollë ku mësojnë shumë, janë të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur.
Trashëgimia e Bush-it
Arne Duncan është ministri më fatlum i Arsimit qëkur Presidenti Jimmy Carter krijoi këtë departament më 1979-ën. Administrata "Bush" i kanë lënë një trashëgimi shumë herë më të lartë nga ç‘mund të imagjinohet. Ligji "No child left behind", i propozuar nga ish-presidenti Bush, duket mjaft efikas: në përgjithësi rezultatet shkollore, sidomos ato të fëmijëve të varfër, po përmirësohen. Gjithashtu, një numër i madh demokratësh, mes tyre shumë zezakë, mendojnë se partia duhet të qëndrojë larg sindikatave të mësuesve, pasi këto të fundit e kanë penguar gjithmonë këtë ligj. Demokrati Cory Booker, kryetari i Bashkisë së Njuarkut, është shprehur se kanë bërë shumë gabime në lidhje me sistemin shkollor dhe tani është koha e duhur për t‘i ndrequr ato.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Presidenti Obama "do ta dendë" me para Duncan-in. Falë paketës anti-krizë, aprovuar nga Kongresi në shkurt të këtij viti, ministri i Arsimit do të ketë në dispozicion njëqind miliardë dollarë, shumën më të madhe të parave në historinë amerikane, të caktuar në favor të shkollës. Kështu, Duncan mund të mbështetet te një buxhet prej 5 miliardë dollarësh për të promovuar risi në sistemin edukativ.
Megjithatë duket se Duncan është njeriu i duhur për ta shfrytëzuar këtë mundësi. Nëna e tij ka themeluar dhe drejtuar një program passhkollor për fëmijët e varfër të Çikagos, populli i tretë më i madh në vend. Gjatë atyre viteve ai mbylli shkollat që nuk funksiononin dhe i investoi paratë tek ato që ishin në gjendje të mirë. Ndryshe nga atëherë, sot mund të mbështetet te një fond jashtëzakonisht i majmë, si dhe te miqësia e ngushtë me Presidentin. Duncan dhe Obama kanë qenë shokë në universitet, gjithashtu janë rritur në një lagje në Çikago, madje luajnë shpesh edhe basketboll.
Edhe Presidenti Obama është "i fiksuar" pas shkollës. Presidenti dhe bashkëshortja e tij janë shembuj konkretë se si mund ta realizosh ëndrrën amerikane përmes një studimi të mirëfilltë. Gjatë fjalimeve të tij, Duncan nuk harron kurrë të përsërisë që, falë familjes presidenciale, të gjithë do të kenë mundësi të shkollohen. Më 6 maj, Presidenti tregoi se nuk do t‘u bindet kërkesave të mësuesve, të cilët e kanë kritikuar ashpër programin e bursave të studimit në Uashington.
Gjithsesi është e vështirë të fshish tërësisht përshtypjen që gjithçka është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Si fillim, Duncan dhe Obama kanë mundur të arrijnë vetëm një shtyrje të programit të bursave. Nuk do të pranohen studentë të tjerë, edhe pse shumë varfanjakëve të Uashingtonit do t‘u bënte mirë.
Fjalë dhe fakte
Kryetari i fuqishëm i mësuesve në fillim i diskuton reformat me fjalë, më pas i kthen ato në fakte. Jo më kot ministri i Arsimit i administratës "Reagan", Bill Bennett, e kishte cilësuar sistemin shkollor si një "blob", një masë viskoze dhe pa formë. Beteja mes Duncan dhe "blob"-it është vendimtare. Kur kjo betejë të përfundojë, do të zbulojmë nëse ia vlen ose jo të vazhdojë me reformat. Nëse nuk do të kenë sukses as sot, me njëqind miliardë dollarë në dispozicion dhe një njeri të aftë në timon, atëherë është e kotë të shpresojnë. Është fatkeqësi që "blob"-et, sado beteja të humbasin, duken gjithmonë sikur janë në pikën që do të fitojnë luftën.