Një film kosovar në brigjet e Sarandës
Kanë ardhur nga Kosova për të xhiruar një film, ngjarjet e të cilit janë vendosur në Sarandë. Nën regjinë e Beni Dançelit, "Një zemër në dy jetë", rrëfen historinë e një burri që vjen nga Kosova dhe ngre një hotel në Sarandë. Ai transferohet në jug të Shqipërisë së bashku me gruan dhe me djalin e sëmurë nga zemra. Këtu fillojnë e nisin peripecitë. Djali ka një dashuri të hershme në Sarandë, përmes së cilës aludohet për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës qysh në kohën e komunizmit. Fimi ndërton raporte të ndaluara, që me kthimin e lirisë ndryshojnë krejtësisht. Mesazhi që jep filmi përcillet qartazi me besnikërinë e një miqësie mes dy protagonistëve kryesorë që janë dy djem të rinj, Dritan Jakaj dhe Valdet Gecaj. Sipas skenaristit Ali Tavarshiku, në ngjarje zhvillohet edhe një vepër penale, çfarë i shton edhe dramacitetin filmit. "Ndërkaq, filmi është i shtrirë në dy kohë, pasi ai trajton edhe historinë e një familjeje kosovare, e cila prej 50 vitesh komunizëm jeton e ndarë, gjysma në Shqipëri e gjysma e saj në Kosovë", tregon skenaristi. Kasti nga Kosova ka zgjedhur të realizojë xhirimet në Sarandë dhe në Ksamil. Regjisori thotë se xhirimet do të vazhdojnë edhe për rreth 25 ditë.
Aktorët që interpretojnë janë: Shqipe Hoxha, Zana Tavarshiku dhe Muradie Muriqi. Këtyre emrave u bashkëngjiten edhe Ermal Stuja, Elvis Gjini, si dhe aktori sarandjot Anastas Nika dhe Klaudja Bogdo. Është menduar që filmi të shfaqet premierë në mesin e muajit shtator në Prishtinë. Filmi tregon se si një komb i ndarë më dysh, historia e ka vënë të përjetojë drama.