E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Jam i gatshëm të pranoj një mandat të dytë

Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit
Europian, ka shpallur kandidaturën
e tij për një mandat të dytë
në krye të detyrës. Atij iu
kërkua formalisht të qëndronte
nga ana e Kryeministrit
çek, Jan Fisher, në një
takim në Bruksel, në vijim
të rezultatit të zgjedhjeve
për Parlamentin Europian.
Sipas analistëve, pozicioni
i tij është forcuar, pasi partitë
e qendrës së djathtë
që fi tuan shumicën janë
në mbështetje të tij. Ishkryeministri
portugez ka
qeverisur Bashkimin Europian që nga viti
2004. Liderët e 27 vendeve të organizatës
dhe shumica e Parlamentit Europian duhet
që të bien në një mendje për zgjedhjen e
presidentit të ardhshëm.
Mandati i Barrosos përfundon
tetorin e ardhshëm.
Vetë lideri është shprehur
i gatshëm ta përsërisë
mandatin dhe ka deklaruar
se e ka pranuar kërkesën
e bërë nga Kryeministri
çek. Barroso, 53 vjeç, tha
edhe se kishte shpresuar
që prej shumë kohësh për
një mandat të dytë, por
paralajmëroi se do të pranonte
detyrën nëse do të
mbështetej nga të gjithë për vizionin e tij mbi
të ardhmen e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›