E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arnida Capi: Nuk kam qene sekretare e Ngjeles

Arnida Capi e njohur dikur si nje modele mjaft ekstravagante, e cila tashme ka hyre ne fushen e politikes kohet e fundit eshte bere pre e thashethemeve ne vend. Profesioni i avokatures, per te cilen edhe ka studiuar ka ndikuar qe ajo te behet pjese e politikes, ku se fundi ajo u radhit ne listen e deputeteve ne partine Spartak Ngjeles, qe thuhet se ka punuar si sekretare e tij. Mirepo Arnida hedh poshte cdo paragjykim, duke thene se ajo merret me profesionin e avokatures dhe se nuk ka punuar asnjehere si sekretare e Ngjeles. “I pergjigjem disa gazetave qe kane transformuar te verteten mbi mua: Une jam avokate prej dy vitesh, punoj me ceshtje konkrete dhe nuk kam punuar ndonjehere si sekretare. Profesioni im eshte avokatia dhe nuk e nderroj me asnje tjeter, qofte dhe modelingu. Une nuk kam deshtuar ndonjehere ne politike, kam kandiduar dhe as nuk kam hequr dore prej saj dhe me lejoni t'ju theksoj se, avokatia dhe politika jane e njejta gje”, eshte shprehet ajo per ‘Zerin’ kosovar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›