E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modelja Ariana Cena: Nuk do te pozoja kurre nudo

Modelja shqiptare, Ariana Cena ka deklaruar se kurre nuk do te pozonte nudo.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron ne Gjermani, ka thene se, sukseset e saj kane ardhur fale talentit dhe jo zhveshjes se tepruar. “Jam totalisht kunder pozimit nudo. Ne te kaluaren kisha nje oferte qe te beja foto per “Playboy”, te cilen menjehere e kam refuzuar. Kjo eshte nje ‘no-go’ per mua”, eshte shprehur Ariana per Zeri. Ariana Cena ka qene imazh i kompanise se madhe gjermane C&A, ndersa ka punuar edhe per kompanine telefonike E-Plus dhe kompanine ajrore me te madhe gjermane, Air Berlin. Ariana ka qene edhe pjese e emisionit “Deal or no Deal” ne kanalin gjerman Sat. 1. Ajo ka xhiruar spote publicitare per kompanite L’oreal, Jim Beam dhe Air Berlin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›