Shkodra vijon mesimin e notit

SHKODR - Reshjet e shiut kane shkaktuar serish probleme ne qarkun e Shkodres duke sjelle bllokim te disa rrugeve rurale dhe veshtiresi per banoret. Fshati Obot eshte i bllokuar dhe ne te ka disa banesa te rrethuara nga uji.
Prani uji ka dhe tek aurelat e Shirqit ne Darragjat dhe ne rruget e brendshme te fshatit Samerisht i Vjeter ne komunen e Dajcit. Problematike paraqitet situata ne brigjet e liqenit te Shkodres si shkak i rritjes se nivelit te ujit te lumenjve Moraca dhe Cem si dhe te ujerave nentokesore.
Veshtiresi ne qarkullim automjetet kane ndeshur edhe ne aksin nacional Shkoder- Murriqan si pasoje e vershimeve te ujerave nga mali ne drejtim te rruges. Vershimi i ujit te lumit Gjader ka sjelle probleme ne komunen Vig-Mnele ku 15 pasagjere te autobusit kane mbetur te bllokuar ne uje dhe vetem pas nderhyrjes se policise dhe FNSH-se eshte bere i mundur zhbllokimi i tyre. Bllokimi i autobusit ka ardhur si pasoje e motit te keq dhe nga dalja e menjehershme e lumit ne rruge.
Personat qe ndodheshin ne mjet jane larguar prej tij dhe me mjete te tjera jane transportuar per me tej. Nga sherbimet e policise po punohet per nxjerrjen e automjetit nga lumi.