Arome pavaresie, Tirana ne feste
Aroma e Pavaresise se Kosoves ka mberritur dhe ne Shqiperi. Prej me shume se 48 oresh, kryeqyteti shqiptar, Tirana, eshte skuqur nga flamujt e shumte te vene ne te gjitha rruget, lokalet apo ne ambiente te tjera publike. Pak dite me pare bashkia lajmeroi diten e lirise dhe menjehere filluan zbukurimet ne rruge. Ne shkallet e Muzeut Kombetar jane vendosur ne radhe shume flamuj shqiptare. Po keshtu ne peme dhe shtyllat ndricuese. E njejta atmosfere mbizoteron dhe ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ku nje numer i madh flamujsh jane vendosur me rastin e festimeve diten e sotme, kur pritet te shpallet pavaresia e shtetit me te ri ne bote.
Nje emocion te vecante te ofron pamja ballore e Kuvendit te Shqiperise, ku ne cdo dritare te tij jane vendosur flamuj kuqezi, te cilet duket se mezi presin qe te kene dhe nje "vella" te vogel, flamurin e Kosoves, i cili eshte zgjedhur diten e djeshme. Por, Tirana nuk mjaftohet me kaq. Ne zonen e ish-Bllokut, lokale te ndryshme, dyqane etj., kane vene tabela ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves, te cilen shqiptaret kane nente vjet qe e presin qe pas hyrjes se trupave te NATO-s. Makina te shumta, njerez me flamuj dhe te rinj qe leshonin thirrje ne mbeshtetje te pavaresise, viheshin re ne rruget e kryeqytetit deri mbreme vone. Dita e sotme do te jete e gjitha nje feste, ku dhe organizata te ndryshme joqeveritare u kane bere thirrje bizneseve qe te ofrojne falas nje gote vere, per nder te dites se shenuar te Pavaresise se Kosoves, e shumepritur prej 95 vjetesh e tre muajsh.
Dita e sotme zyrtarizon edhe pavaresine e Kosoves, duke u shenuar ne kalendar si nje eveniment i rralle. Qytetare nga e gjithe Shqiperia pritet te dalin ne rruget kryesore te Tiranes qe prej ores 09:00 te mengjesit dhe te festojne deri pas mesnate. Policia dhe bashkia deklaruan dje se kishin marre te gjitha masat e nevojshme per mbarevajtjen e festimeve.
A.Cena