"Po shkoj ne Kosoven e pavarur"
Artan Cena
Festimeve per Pavaresine e Kosoves kurrsesi nuk mund t'i mungojne njerezit qe studiojne apo punojne ne Shqiperi. Gati nje dite udhetim nuk ashte asgje perballe sakrificave qe shume prej bashkatdhetareve kane dhene dhe nje pjese e tyre nuk arriten ta shohin dot vendin e tyre te mevetesishem. Sot eshte dita e madhe e cilesuar edhe si "P-Day", dita e pavaresise, te ciles do i bashkengjitet edhe Ramadan Spahiu. Studenti 21- vjecar i Universitetit Bujqesor te Kamzes, ka lene gjithcka pas, edhe pse me sezon provimesh, duke bartur canten e madhe te teshave per te prere bileten drejt Prishtines. I emocionuar dhe me padurimin qe te nisej drejt Kosoves, mbreme rreth ores 18:00, ai ka ngjitur shkallet e autobusit ne stacionin prane sheshit "Skenderbej". Nje karvan me autobuse jane nisur mbremjen e djeshme nga qendra e Tiranes me pasagjere, shume prej te cileve kosovare qe jetojne e punojne ne Shqiperi. Por nuk mungonin dhe shqiptaret qe do i bashkengjiten festes qe do zhvillohet sot.
Studenti Ramadan Spahiu eshte nisur ne drejtim te Prishtines per t'iu bashkuar pjeses tjeter te familjes se tij dhe popullit kosovar. "Jam shume i emocionuar per kete dite qe mberriti. Jemi te gjithe deshmitare te nje dite qe shume te tjere kane dhene jeten, ose kane pritur gjate gjithe viteve te tyre, por qe ne fund nuk ia arriten dot", shprehet 21-vjecari per gazeten "Koha Jone". Vazhdon studimet e vitit te trete ne Universitetin e Kamzes dhe mezi pret te kthehet ne Prishtine. I veshur mire per shkak te motit te ftohte, Ramadani nxiton te zere nje nga sedilet. Thote se mezi pret t'i bashkengjitet pjeses tjeter ne Kosove. "Falenderojme te gjithe qe me ne fund dhe ne e arritem diten e pavaresise. Nuk gjej dot fjale per ta shprehur se sa i lumtur jam sot qe me ne fund do te kemi dhe ne familjen, shtetin tone", shprehet Ramadani. Per te, dita e sotme eshte me e lumtura ne jete, sepse populli, pjese e te cilit eshte, ka realizuar endrren shekullore.
Nje tjeter student kosovar, qe ka prere bileten per udhetim, eshte edhe Valoni. Thote se eshte nga Drenica, aty ku dhe nisi lufta e UCK-se, me ne krye Adem Jasharin. Nuk preferon te shprehet gjate per kete dite, pasi mendjen e ka vetem te festimet ne Kosove dhe mezi pret qe te mberrije. Por thote se qe prej dites se neserme do te ndihet nje shtetas kosovar, qe do kete nje pasaporte te vendit te tij. "Eshte dicka e mahnitshme. Jemi shume te lumtur qe me ne fund dhe ne ja arritem kesaj dite te mrekullueshme. E shikojme qe dhe ne Tirane kane filluar festimet. Njerezit tane na kane treguar se atje i gjithe populli eshte ne majen e lumturise", perfundon Valoni duke na pershendetur dhe lene pas kryeqytetin.
Agjencite: "Fluksi i udhetareve ne rritje"
Fluksi i levizjes se njerezve qe udhetojne drejt Kosoves eshte rritur se tepermi ditet e fundit. Kete fakt e tregojne per gazeten "Koha Jone", drejtuesit e autobuseve qe kryejne linjen Tirane-Prishtine. Sipas tyre, gjithcka ka nisur 10 dite me pare, kur u vendos dhe perfundimisht qe Kosova te shpalle pavaresine me daten 17 shkurt (sot). "Vetem gjate mbremjes (dje) ne drejtim te Kosoves jane nisur me shume se gjashte autobuse, te gjithe te mbushur", u shprehen drejtues te agjencive. Por perseri ka pasur te tjere qe prisnin te udhetonin ne Kosove per te festuar diten e pavaresise. Mengjesin e sotem, ne oren 05:00, jane nisur dhe disa autobuse te tjere ne drejtim te Kosoves, nje orar ky i cili aplikohet per here te pare dhe vetem me kete rast te shenuar.