Flamuri 3 km i gjate, 1878 njerez per ta mbajtur
Nje flamur kombetar i permasave te medha, i quajtur "Flamuri i Pavaresise", ne gjatesi prej 3 kilometrash, do te shpaloset me rastin e pavaresise ne Prizren. Naser Berisha, kryetar i Organizates se Veteraneve te Luftes se UCK-se ne Prizren, beri te ditur se tashme eshte pergatitur nje flamur kombetar i permasave te medha, qe eshte simbolike e luftes heroike te komandantit legjendar, Adem Jashari. Ai tha se ky flamur do te mbahet nga 1878 persona, qe simbolizojne vitin e mbajtjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Permasat e kesaj dite duket se do te kalojne te gjithe parashikimet, duke e bere shpalljen e pavaresise edhe nje dite e ekspozimeve te medha.