"Drenica", gjithcka falas ne diten e madhe
Ne qytetin e Durresit epiqendra e festimeve per Pavaresine e Kosoves do te jete restoranti "Drenica", i cili ne periudhen e luftes ishte shnderruar ne qender te mobilizim-rekrutimit te ushtareve te UCK-se dhe ne qender pritjeje per te debuarit. Njeri nga vellezerit Kapiti, Skenderi, tregon se ai nuk ka shkuar dot ne Kosove si vellezerit e tij, pasi dikush duhet te mbante hapur lokalin si ne kohen e luftes se madhe. Qindra vete pritet te mblidhen sot ne lokalin qe ka percjelle mijera luftetare ne drejtim te Kosoves. Skender Kapiti thote se do te ndjekin cdo minute te dites se madhe ne nje ekran te madh, ndersa per personat qe do te marrin pjese ne festim gjithcka do te jete falas.