E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovaret, vizita pa fund te njeri-tjetri

Ne vatrat e tyre ka nisur festa. Disa jane nisur per ne Kosove, ne vendlindje, te tjeret jane duke zbukuruar me simbole dhe flamuj shtepite ne Elbasan. Kane feste, jane shume te gezuar. Kane hapur dyert dhe bejne vizita pa mbarim me njeri-tjetrin. Bisedojne, tregojne per te paret, per vuajtjet dhe sakrificat, per endrren e prinderve dhe per festen e madhe te Pavaresise. Pritet vetem casti historik.
Mehmet Gashi, 59 vjec, me origjine nga Ferizaj:
Edhe pse kemi kaq vite te larguar e perjetojme kete ngjarje njesoj si gjithe vellezerit tane ne Kosove. Kemi ardhur ne vitin 1929 dhe ishim 35 familje, ndersa sot jemi mbi 200 familje. Jemi pershtatur me traditat e Elbasanit dhe jemi integruar ne kete qytet. Ne vitin 1999 elbasanasit treguan vlera te larta qytetare. Pavaresia eshte feste mbarekombetare. Kemi 100 vjet qe e presim. Mjaft prej nesh kane ikur per ta jetuar nga afer Pavaresine. Jane disa familje. Ngjarja do t'i jape dinjitet kombit shqiptar. Nuk duhet te trembet askush qe kufijte e Shqiperise jane keto qe jane. Jane pjese shqiptare te marra padrejtesisht. Evropa dhe SHBA po korrigjojne gabimin e bere ne vitin 1913, shkeputjen e trojeve. Por shqiptaret nuk jane asimiluar ne asnje kohe. Nuk ka pse te trembet askush nese do te pranojme se do te shkojme te gjithe ne BE. Jam per Flamurin Kombetar. Per Flamurin kuqezi. Ata qe u vrane e dredhen gjakun per kete Flamur. Pjesa me e madhe e kosovareve nuk deshiron tjetersimin e tij. Fusha e kuqe dhe shqiponja e zeze. Nuk mund te tjetersohet Flamuri dhe historia.
Avdyl Krasniqi, 85 vjec, lagjja Fushe Mbret:
Kam ardhur me 1928 ne Shqiperi. U larguam nga vendlindja se nuk e duronim dot Serbine. Jam teper i lumtur qe munda te arrij Pavaresine e Kosoves. Te rroje Pavaresia e Kosoves. Isha kater vjec kur u larguam nga Kosova. Prinderit me vdiqen ne Lushnje ne 1928. Une erdha ne Elbasan me 1930. Do te kisha deshira te festoja ne Kosove, por nuk kam fuqi. Doja ta shikoja edhe njehere vendin tim pas 80 vjetesh qe te prehesha i lumtur dhe ne paqe. Megjithate, jam i lumtur se Pavaresia u realizua. Ndjek cdo dite televizorin. Dua qe te kene Flamurin Kombetar. Ne themi nje fjale "Te valoje flamuri kuqezi ne Kosove e Cameri". Merite per Pavaresine kane Kombet e Bashkuara dhe Amerika.
Agim Krasniqi, 65 vjec, Fushe Mbret:
Te paret tane e enderruan gjithmone kete dite. Lane trojet e veta dhe erdhen po ne trojet e veta. Ata iken me mallin kur Kosova do te lirohej nga e keqja e serbit. Ai ishte e keqja e tyre. Prinderit gjithmone na kane porositur qe Kosova eshte e jona. Kosova te jete gjithmone me Shqiperine. Mos e harroni se aty eshte toka jone, atdheu yne. Te mos e harroni brez pas brezi, shekuj pas shekujsh. Ne kemi njerez qe kane lindur atje. Kemi edhe njerez qe kane qene dhe kane ikur keto dite. Ata na kane treguar ku jetuan te paret tane. Kemi mall te shkojme dhe do te shkojme. Ne kete cast te rralle i urojme popullit kosovar gezuar lirine, Pavaresine, te kene suksese, te bashkuar per te ecur perpara se bashku. Mendoj se e ardhmja eshte bashkimi i Kombit shqiptar. Pas gjithe kesaj pune, duam te arrijme ne finale. Bashkimin e popullit shqiptar ne nje te vetem.
Qazim Sejdini:
Kenge dhe fishekzjarre per Pavaresine
Bashkia e Elbasanit ka menduar te festoje ne menyre te vecante Pavaresine e Kosoves. Qytetaret do te ftohen me megafon te marrin pjese ne ekzekutimet e himneve dhe pjeseve te gezuara nga banda frymore, e cila do te levize ne rruget e qytetit. Ne teatrin "Skampa" do te zhvillohet nje koncert me repertor te zgjedhur me kenge patriotike kosovare dhe ne fund do te hidhen edhe fishekzjarre.
"Eshte nje eveniment i rralle, te cilin ne do ta percjellim me festime te medha, thote kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini. Do te jete nje feste gjitheqytetare. E kemi pritur me ankth kete dite per te miren e Kosoves dhe gjithe Shqiperise, per te miren e Ballkanit dhe me gjere, per me shume paqe, bashkepunim dhe mireqenie per te gjithe Kombin".
F. Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›