E Diel, 1 Nëntor 2026

Arqile Gorea: Si e kthyem kompaninë në shtëpinë e shqiptarëve

INTERVISTA/Flet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare: Të gjitha arritjet nga 2005 deri 2009Maratona e integrimit të Postës Shqiptare duke kapërcyer me sukses 2009, sheh me optimizem drejt së ardhmesDikur një godinë e braktisur, sot shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve. çdo kujt i ka rastisur të trokas në dyert e kompanisë lider në tregun e shërbimeve postare, Posta Shqiptare për të parë nga afër ndryshimet rrënjësore të ndodhura pas vitit 2005. Nuk është fjala vetëm për investimet por dhe tek cilësia e shërbimit. Eshtë punuar shumë për të arritur këtu. Drejtori i Përgjithëshm i Postës Shqiptare Arqile Gorea i cili ka ideuar dhe udhehequr ndryshimet e ndodhura rrëfen transformimin rrënjësor të kompanisë dhe arritjet në harkun e 4 viteve si dhe ambicjet për të ardhmen.  Zoti Gorea, në mbyllje të vitit 2009, cilat nga arritjet e Postës Shqiptare do të veçonit?Në fakt e kam shumë të vështirë të ndaj arritjet e një viti pasi ato janë të shumta, por do të mundohem të veçoj disa të cilat kanë qenë më kulmoret, nëse mund t’i konsiderojmë të tilla. Viti 2009 megjithese viti më i vështirë për ekonominë botërore, nuk qe i tillë përballë strategjisë për zhvillim të Postës Shqiptare, e cila jo vetëm nuk e rrudhi aktivitetin e saj, por ndërrmori hapa të guximshëm në rrugën e saj drejt zhvillimit. Fundi i vitit 2009 e gjen Postën Shqiptare me pranë qytetarëve jo vetëm me rrjetin e saj të shtrirë në cdo lagje qyteti, komunë e fshat fundor, deri në skajin me të thellë të vendit, por edhe me mbi 77 shërbime postare e financiare që ofrohen, dhe mbi të gjitha me fokus në përmiresimin e vazhdueshëm të cilësisë së tyre. Ne ndjehemi krenare që në këtë periudhë kur mbarë bota e biznesit ka pësuar rënie drastike nga kriza globale financiare, Posta Shqiptare vazhdon të jetë një kompani me përfitueshmëri të lartë. Ajo arriti jo vetem të realizojë, por edhe të tejkalojë fitimin e programuar për vitin 2009 në masën 118% duke ruajtur ritmin e rritjes së të ardhurave. Numri i objekteve postare të pranuara në vitin 2009 arriti në 18.6 milion duke e çuar ne 5.8 numrin e objeteve postare për frymë. Dua të përmend faktin se pavarësisht se tregu i shërbimit të shpejtë postar është një treg tërësisht i liberalizuar dhe me konkurenceë të lartë në vendin tonë, ne kemi mundur jo vetëm të jemi lojtarë të tij, por edhe të njohim rritje vit pas viti në këtë treg. Në të kundërt, ritmi i rritjes së shpenzimeve nuk ka ndjekur ritmin e rritjes së të ardhurave si rezultat i objektivit të kompanise për përdorimin me efektivitet të tyre duke bërë që shpenzimet për vitin 2009 të realizohen në masën 96%. Për më tepër, po t’i referohemi faktit se për t’i mbijetuar krizës financiare kompani potenciale në tregun e shërbimeve kanë ndjekur strategjinë e shkurtimit të vendeve të punës për të reduktuar shpenzimet, Posta Shqiptare jo vetëm nuk ka shkurtuar, përkundrazi ka mbajtur në punë gjithë potencialin e burimeve njerëzore egzistuese, por ka rekrutuar punonjës të rinj duke e çuar në total 2245 numrin e tyre. Jo vetëm kaq, në maj të këtij viti u rrit në masën 10% paga e të gjithe punonjësve të Postës Shqiptare të cilët në këto ditë të fundit të vitit do të shpërblehen me 1 pagë mujore. Viti 2009 e gjeti Postën Shqiptare si partnere të ngushtë të qeverisë në mbështetje të procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptare me kupona për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, procesit të kompensimit të pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë si dhe pajisjes me letërnjoftimin elektronik të shtetasve pa pasaportë. Në vitin 2009 janë shitur rreth 1 milionë e 700 mijë kupona për karta identiteti dhe mbi 370 mijë kuponë për pasaporta biometrike. Gjatë kësaj periudhe punonjësit e Postes Shqiptare nuk njohen as ditë pushimi, as ditë festash, por qëndruan në gadishmëri të plotë deri në orët e vona të mbrëmjes në shërbim të shtetasve shqiptare. Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata, por edhe familjet e tyre të cilat u bënë pjesë e sakrificës dhe suksesit të përbashkët. Nuk mund të lë pa përmendur dhe reformën e kryer në Filialin e Transportit. Tashmë makinat e Postës Shqiptare shkojnë mbi 2 orë më shpejt në skajin më të largët kjo falë organizimit të ri të punës bazuar në objektiva të reja. Ky organizim i shërbimit erdhi jo vetëm si obligim i kompanisë për të qenë sa më pranë klientëve por dhe si një realitet i ri me të cilin po përballemi; infrastrukturë rrugore e standardeve evropiane. Duke lënë pas arritjet e 2009, a mund të na bëni një skaner të arritjeve tuaja në 4 vjet në krye të kompanisë Posta Shqiptare e cila sot është kthyer lider në treg. A mendoni se keni mundur të realizoni atë çfarë prisnit?Ne Tetor 2005 ne caktuam objektivin nr.1, kthimin e Postës Shqiptare, nga një godinë e braktisur, në një godinë të populluar nga njerëzit; një godinë që zgjidhte problemet e tyre dhe, së pakti nevojat. Natyrisht, qe një mal me punë, unë falënderoj stafin dhe punonjësit e Postës Shqiptare që më mirëkuptuan, u motivuan nga misioni që morëm përsipër për Postën Shqiptare. Dhe rezultatet nuk vonuan. Mund të themi që para 2-vjeçarit të parë ne bëmë një Postë krejt tjetër. Jo thjesht të ndryshuar në ambiente, jo thjesht në formë, por filloi mbi të gjitha ndryshimi në mentalitet. Pra, klienti nuk ishte më viktimë të cilën mund ta zhvatnin, por ai ishte Mbreti të cilit ne duhet t’i shërbenim. Kuptohet, edukata tjetër kishte lënë shumë gjurmë me të cilat ne përballemi edhe sot, mbas katër vjetësh. Me vjen mirë që sot është kthyer besimi i qytetarëve të Posta dhe e konsiderojnë atë si familjen e tyre. Të gjithëve, pa përjashtim, iu ndodh të trokasin në dyert tona për kryerjen e një prej shërbimeve, gama e së cilave është shtuar dukshëm gjatë këtyre viteve. Ne jemi kthyer në një supermarket shërbimesh të cilat ofrohen me cilësi, siguri dhe shpejtësi. Klienti është Mbreti ynë ndaj ne i falemi atij. Posta është Amanet dhe me Amanetin nuk luhet. Kjo ka qenë deviza e punës sonë. Ne kemi ndjekur një politikë të rreptë ndaj kujtdo qe e shkel këtë. Me moton, për të qenë sa me afër klientit dhe në kohë sa më te shpejtë, është  shtuar numri i zyrave dhe sporteleve postare, ku ofrohet një gamë e shumëllojshme me rreth 77 shërbime postare e financiare, 32 prej të cilave janë shërbime të reja ofruar në këto 4 vjet. Numri i objekteve për frymë të popullsisë është rritur rreth 3 herë çka tregon për një rritje të besueshmerisë ndaj Postës. Mbi 111 mijë pensionisteve iu dergohet pensioni në shtepi. Transaksionet financiare u dyfishuan duke kapur shifrën rreth 21 milionë në vit. Eshte reformuar sistemi i linjave të transportit në të gjithë Shqipërinë, duke bërë të mundur shkurtimin e afateve të dorëzimit të objekteve postare në 2 –3 ditë nga 5-8 ditë që ka qenë më parë. Në funksion të këtij qëllimi ka qenë dhe fuqizimi i parkut të Transportit, ku numri i automjeteve është rritur me mbi 2 herë e gjysëm. Sot numërohen 108 automjete nga 48 në vitin 2005 dhe 114 mjete motorrike. Pas 17 vjetesh rifilloi transporti dhe shitja e shtypit të përditshëm në zonat rurale. Përmirësime të ndjeshme, kanë pësuar treguesit e cilësisë me synim afrimin me standartet europiane. Numri i reklamacioneve është ulur me 65% ndërkohë që numri i objekteve postare ësht rritur rreth 3 herë. Nga 4.500 reklamacione para 4 vjetësh kur numri i objekteve postare ishte rreth 5 milionë, sot numërohen 450 reklamacione (vetëm 50 prej tyre janë për faj të administratës postare shqiptare) kur numri i objekteve postare është 18.6 milion. Kjo është finalizuar me kurorëzimin e çmimeve ndërkombëtare, ku më i fundit gjatë vitit 2009, është “Era ndërkombëtare e Shekullit”, paraprirë nga “Kurora e Diamantit”, “Lidership për Qeverisje” “Ylli i Diamantit” dhe “Ylli i Platinit”. Për herë të parë në historinë e saj Posta Shqiptare në vitin 2008, botoi të përjavshmen e saj “Postrieri”, si mjet komunikimi dhe transparence me klientin. Duke filluar nga viti 2007, u bë i mundur prodhimi në vend i pullës postare shqiptare, e cila kishte mbi 17 vjet që prodhohej jashtë vendit. Nuk mund të lëmë pa theksuar faktin se, që prej tre vjetësh Shqipëria është bërë me Kod Postar, duke i dhënë në këtë mënyrë qytetarëve shqiptarë pasaportën e tyre europiane. Gjatë 4 viteve është punuar për futjen e teknologjive të reja të komunikimit dhe informacionit duke bërë të mundur implementimin e sistemit të gjurmimit IPS, transfertat elektronike të paraveve nëpërmjet rrjetit Eurogiro, internetin, dhe komunikimin online te 14 filialeve. Me shtimin dhe riaktivizimin e shërbimeve të ofruara, njëkohësisht janë hapur dhe fronte të reja punë për rreth 600 punonjës të rinj, duke ndikuar në uljen e papunesisë. Nga viti 2006 deri tani janë rikonstruktuar mbi 350 zyra postare në të gjithë Shqipërinë në rreth 325 milion lekë duke realizuar rikonstruksionin e 90% e të gjithë zyrave postare në të gjithë vendin. Së shpejti përfundon rikonstruksioni i zyrës postare qendër të Filialit Tiranë që kap shifrën e 26.000 milion lekëve e cila është konceptuar tërësisht në pergjigje të nevojave të tregut për shërbimet që ofrojmë duke i paraprirë procesit të krijimit të Postbankës. Po përfundon faza e dytë e rikonstruksionit të Qendrës Tranzite dhe Transportit që për nga rëndësia quhet mushkëria e postës. Të gjitha këto ambiente janë pajisur sipas kërkesave teknologjike dhe funksionale duke e shndërruar atë në një qendër që u pergjigjet kërkesave dhe standarteve të UPU dhe PostEuropës. Jemi në procesin e përgatitjes së projektit për rikonstruksionin e godinës qendrore të postës e cila po trajtohet si një qendër jo vetëm administrative, por aty do të jete edhe qendra e monitorimit                                                                           elektronik të shërbimeve dhe qendra e trajnimeve për punonjësit e saj.Cili ka qenë përfitimi i qytetarëve shqiptarë ndaj arritjeve të Posta Shqiptare? Posta Shqiptare, si kompani shtetërore strategjinë e vet para 4 vjetësh e integroi me strategjinë e qeverisë shqiptare si qeveri e shërbimeve dhe shërbesave. Si rezultat i implementimit të kësaj strategjie tashmë ajo është kthyer në partner të qeverisë në luftën kundër informalitetit, por edhe në shtëpi të shërbimeve të çdo qytetari. Pra, ne po transformojmë nevojat e qytetarëve që kanë për letra dhe dokumente, duke i kthyer në shërbimet më të reja postare. Dikur qytetari qëndronte me muaj të tëra nëpër dyert e hipotekave, MPJ, DPB, ambasada, për të marrë një dëshmi apo dokument, tani keto dokumenta u shkojne në shtëpi me postë, ata vetëm aplikojnë. Duke u paraqitur në një sportel, qytetari nuk humb kohë, por kryen një sërë pagesash pa dashur të trokasë si më përpara në dhjetëra sportele; klienti mund të dërgojë e të marrë pako postare, të marrë pensionin, të kryejë arkëtimin e kontributit për sigurimet shoqërore, të arkëtojë faturën e KESH-it, faturën telefonike, të ujit, arkëtime doganore, gjobat e policisë rrugore, shërbim legalizimi për MPJ, tatim-taksa, arkëtime kopshte dhe çerdhe, etj. Cilat janë të rejat e këtij viti në fushën e mardhënieve ndërkombetare?Në Mars të këtij viti vizitoi Shqipërinë Drejtori i Përgjithshëm i Postës Italiane, Massimo Sarmi, i cili pasi vlerësoi arritjet e Postës Shqiptare në vitet e fundit, ofroi nëpërmjet memorandumit të bashkepunimit shkëmbimin e eksperiences në modernizimin e shërbimeve postare, financiare e platformën e teknologjisë së informacionit. Të mos harrojmë se Posta Italiane është lider i teknologjisë së informacionit në organizatën botërore të postës dhe një nga 10 kompanitë me të admiruara në botë për vitet e fundit. Si rezultat i këtij bashkëpunimi jemi në përfundim të procesit të implementimit të shërbimit të çertifikimit elektronik duke realizuar kështu edhe parashikimin e Drejtorit të Përgjithshëm të UPU-së, Eduard Dayan gjatë vizitës së tij në Shqipëri, i cili pohoi se nuk do të jetë e largët dita kur Posta Shqiptare do të jetë lider në rajon. Në kuadrin e strategjisë së Postës Shqiptare për rajonin “Posta pa kufi”, ditët e fundit u firmos memorandumi i bashkëpunimit me postat homologe fqinje të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe binjakëzuam Postën e Durrësit me të Prizrenit, Posta e Korçës me atë të Ohrit. Për herë të parë Posta Shqiptare një komoania shqiptare i dhuroi Postës së Kosovës 50 biçikleta. Memorandume bashkëpunimi janë firmosur gjatë kësaj periudhe edhe me postat e Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Greqisë, etj. Unioni i Përbotshëm Postar është unioni më i madh ndërkombëtar me 193 anëtarë që bashkëpunojnë me njeri - tjetrin. Ne jemi informacioni më i madh në botë: kemi 660.000 zyra postare, mbi 5 milion punonjës. Pra, mbështjellim globim dhe ofrojmë shërbime në çdo skaj të globit. Ne jemi kudo, atje ku të tjerët janë të pamundur, ne jemi prezent. Këtë duhet ta shfrytëzojmë sepse nuk mjaftojnë vetëm t’i kesh mundësitë, e rëndësishme është t’i shfrytëzosh ato dhe t’i kthesh në shërbime.Cilat janë projektet dhe sfidat me të cilat do të perballeni në të ardhmen?Maratona e integrimit të Postës Shqiptare duke kapërcyer me sukses 2009, dhe sheh me optimizëm drejt 2011. Implementimi i teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit dhe performanca dhe mentaliteti i burimeve njerëzore mbeten sfida kryesore për të ardhmen. Shpërndarja e internetit në çdo skaj të vendit është projekti i fundit i cili do të përbëjë risi për vetë funksionimin e Postës Shqiptare duke kaluar nga komunikimi online me zyrat qendër të filialeve, në komunikimin online me çdo zyrë postare dhe me çdo shpërndarës si postë lëvizëse. Ky proces përgatit infrastrukturën e revolucionarizimit financiar të zonave rurale duke e bërë Postën Shqiptare partnere të qeverisë në projektin e saj për luftën kundër informalitetit dhe çuarjen e shërbimeve online në çdo skaj të vendit. Jemi të ndergjegjshëm ëe duhet të përsosemi jo vetëm në teknologji, por edhe në mentalitet. Për ketë na duhet shumë punë. Njerëzit tanë duhet të pajisen me mentalitetin e ekonomisë së tregut, pasi ne mund të ndryshojmë teknologjitë, ambientin e zyrave dhe t’i përsosim, por gjithsesi këto do të manaxhohen nga njerëzit.Të gjitha këto arritje natyrisht që iu klasifikojnë në drejtuesit më të suksesshëm në vend qe u kurorezua me cmimin e lidershipit per qeverisje. Cili eshte komenti?Janë dy komponentët që njeriu të jetë i suksesshëm, duhet ta njohë punën dhe ta dojë atë. Një njeri që nuk e njeh punën, ose që nuk e do atë, më kot troket në derën e suksesit se nuk i hapet. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›