E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rrëzon padinë e Ilir Matës, gati shembja e pallatit 12 katësh

Gjyqtarja Arjana Caco e ka konsideruar si të pabazuar në ligj kërkesën e kunatit të deputetit socialist Dash PezaGjykata e Tiranës rrëzoi sot kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS, Dashamir Peza për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës.Gjyqtarja Arjana Caco, e cila ka shqyrtuar dosjen e ka konsideruar të pabazuar në ligj kërkesën e kreut të shoqërisë së ndërtimit TTA-ALBA-LAM shpk.Mata dorëzoi kërkesën për ndërprerjen e aksionit të inspektoriatit të lartë të ndërtimit, pas prishjes së 3 prej 12 kateve të pallatit më 7 dhjetor 2009. Në padinë dorëzuar në gjykatë kërkohej të shpallej i pavlefshëm akti administrativ për prishjen e pallatit si dhe të ndërpritej aksioni.Aksioni për prishjen e këtij pallati shkaktoi mjaft polemika mes kampeve politike. Deputetet e majtë e konsideruan aksionin si sulm te kryemsinistrit ndaj opozitës, nga ana tjetër u deklarua se në të gjitha rastet ku konstatohen abuzime do të ndërhyhet për prishjen e objekteve.Policia ndërtimore ndërmori 3 javë më parë aksionin për të rrëzuar ndërtesën e deputetit të PS-së Dashamir Peza, në pronësi të kunatit të tij, Ilir Mata. Ndërtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa hotel “Tirana International” në kryeqytet filloi të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se në përputhje me ligjin 2502 për urbanistikën kjo ndërtesë është e paligjshme. Ky pallat është i ndërtuar në një hapësirë publike, madje për të mos thënë në rrugën lidhëse të lagjes, duke zënë pjesën tërësore të saj. Më shumë se një herë, është denoncuar edhe publikisht, falja e një pjese të rrugës “Urani Pano”, diku prapa Qendrës “Veve” dhe Hotel “Tirana”, që Edi Rama ia ka bërë Dash Pezës, i cili prej vitit 2001 ka menduar dhe filluar ngritjen aty të një pallati 12-katësh. Dokumente e shumtë, që vetë bashkia e Tiranës ka arkivuar në dosjen e dhënies së lejes së ndërtimit, dëshmojnë dhe denoncojnë, jo vetëm zhdukjen e një pjese të rrugës në qendër të Tiranës, por edhe faljen që Edi Rama, i ka bërë Dash Pezës, të një “cope” toke, që bashkë edhe me “copën” tjetër, të kunatit të tij Ilir Mata, ka filluar dhe nuk ka përfunduar ende ngritjen e një pallati 12-katësh. Shkeljet me këtë leje ndërtimi, mbi një truall publik, janë aq të shumta, sa edhe Fatos Nano, në kohën që si kryeministër, drejtonte edhe Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kishte urdhëruar pezullimin e ndërtimit të këtij pallati, deri sa “të gjendet rruga” “Urani Pano” që është zhdukur. Jo vetëm kaq, por edhe Policia ndërtimore, që në kohën e Fatos Nanos kryeministër, por edhe më herët, ka urdhëruar dhe zbatuar pezullimin e punimeve të këtij pallati.Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pritet që Policia ndërtimore të fillojë aksionin për shembjen totale të pallatit 12 katësh të Dash Pezës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›