E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrat, bajamet dhe kikirikat shkaktojnë alergji tek 5% e njerëzve

Autori i Lajmit: red.
Një studim mbi alergjitë që shkaktojnë frutat vajore si, bajamet, lajthitë dhe arrat vetëm disa vite më parë zbuloi se 5 përqind e njerëzve që u përfshin në studim mund të kishin një reaksion alergjik. Alergjia ndaj ushqimit ndodh kur sistemi imunitar i trupit reagon ndaj një përbërësi të veçantë në ushqim, që në rastet normale nuk është i rrezikshëm për shëndetin. Nuk duhet shumë për të provokuar një reaksion të sistemit imunitar të trupit. Qoftë edhe një gjurmë ushqimi në buzët e një personi apo në gojën e tij, mund të përbëjë rrezik. Alergjitë e shkaktuara nga kikiriket në veçanti mund të jenë lehtësisht të ndikueshme. Rreth 1.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë alergjikë ndaj kikirikëve dhe mesatarisht 50 persona vdesin në vit për shkak të alergjisë ndaj tyre. Simptomat e zakonshme të alergjisë ndaj ushqimit janë skuqje, frymëmarrje me vështirësi apo njolla në fytyrë. Reagime më të forta janë ato si të vjella, vështirësi për t u mbushur me frymë, probleme me tensionin e gjakut, humbje e ndjenjave, etj. Në rastet më të rënda, shoku anafilaktik mund të shkaktojë vdekjen.Këto janë disa nga pasojat që mund të shkaktojë alergjia sipas dr. Emily Senay. Kështu, sipas shpjegimeve mjekësore, një person mund të ketë alergji nga një puthje pasi partneri ka konsumuar një ushqim ndaj të cilit ka alergji.
Alergjitë e tjera
Ushqime të tjera që mund të shkaktojnë alergji, përveç kikirikëve janë qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet. Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet, është të mos përdoren ushqimet që e shkaktojnë atë. Çdokush që mendon se është alergjik ndaj një ushqimi, por nuk është i sigurt, duhet të bindet për këtë. Në këtë rast, mënyra më e mirë është të bisedohet me mjekun alergolog, i cili mund t ju ndihmojë duke bërë një test alergjie në krah apo me mjekime të tjera në rastet e emergjencës.

Ky lajm është publikuar: 18/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›