E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si aplikohet për vizë martese në Ambasadën Angleze

Autori i Lajmit: red.
Pyetja e emigrantit
“Unë jam shqiptar dhe kam fituar nënshtetësinë angleze i regjistruar si kosovar. Kam dëshirë të kthehem në Shqipëri dhe tw hedh dokumentet për vizw në ambasadën angelze në Tiranë për gruan time. Çfarë këshille më jepni për këtë çështje? Çfrë procedure duhet të ndjekë në ambasadën angleze, çfarë të kërkojë, ç pyetje të bëjnë atje, dhe a japin viza për bashkim familjar si rasti im? Dhe pyetja më kryesore a ja vlen ta marrësh mundimin?
Përgjigja e specialistit
Për një prezantim serioz në Ambasadën Britanike në Tiranë të duhen këto dokumente: Nga Anglia kërkohet kontrata e shtëpisë, (Tenancy Agreement), deklarata e pasurive në bankë, (Bank statements, 3>6 muaj), kontrata e punës ose letër konfirmimi nga punëdhënësi, "Payslips" nga puna (3>6 muaj), fatura e telefonit, nëse keni (Bill BT, etc), fatura e televizorit, (TV licensë), karta e shëndetit, (GP Card). Specializtët këshillojnë që sa më shumë dokumente aq më mirë, krijohet besim në ambasadë dhe një letër prezantimi nga ana e të interesuarit në gjuhën angleze duke i kërkuar ambasadës ti japë vizën bashkëshortes. Letra duhet të përmbajë detaje të lidhjes, kur dhe si jeni njohur, data, gjendjen tënde financiare, çfarë pretendon për të ardhmen etj etj... jo shumë e gjatë pa krijuar bezdisje. (Kjo nuk kërkohet zyrtarisht por, duke e paraqitur këtë në bazë të intervistës që ata do i bëjnë bashkëshortes krijon besim tek çeështja për vizë. Ndërsa dokumentet që duhen për në Shqipëri, janë një certifikatë martese, certifikatë familjare për të dy dhe certifikatë personale për të dy. Të gjitha certifikatat duhen noterizuar dhe vulosur nga bashkia e qytetit dhe Ministria e Jashtme. Ndërkohë që këshillohen disa dokumenta shtesë, (për të krijuar besim për lidhjen tuaj) si fotografi me familjen e gruas, me bashkëshorten, kartolina me data të ndryshme, letra, etj. Pasi të keni grumbulluar dosjen e dokumenteve bashkëshortja mund ti drejtohet ambasadës për aplikim për vizë, tani me duket takimi rezervohet nga interneti nuk jam shume i sigurte sepse. Gjatë intervistës në ambasadë bashkëshortja do t iu përgjigjet pyetjeve të thjeshta identifikuese si datëlindjen e bashkëshortit, emrin dhe mbiemrin e tij, ku punon, ku jeton, datat e martesës, të fejesës, të njohjes, historinë e njohjes dhe pyetje të këtij karakteri të cilat bëhen vetëm për të krijuar besim tek një lidhje serioze midis një çifti. Por pavarësisht procedurave mund të ndoshë që viza edhe të refuzohet herën e parë. Nëse nëj gjë e tillë ndodh lexo me kujdes letrën e refuzimit, plotëso ato çfarë kërkohen dhe nëse mendon se i ke të gjitha dokumentet në rregull rifillo sërish kërkimin për vizë. Ambasada në shumë raste e ka si proces refuzimin herën e parë për të testuar temperamentin e aplikuesit, sidomos në Shqipëri.

Dokumentet nga Anglia:

1.Kontrata e shtëpisë, (Tenancy Agreement)
2. Deklarata e pasurive në bankë, (Bank statements, 3>6 muaj)
3. Kontrata e punës ose letër konfirmimi nga punëdhënësi, "Payslips" nga puna (3>6 muaj)
4. Fatura e telefonit, nëse keni (Bill BT, etc)
5. Fatura e televizorit, (TV licensë)
6. Karta e shëndetit, (GP Card)

Dokumentet nga Shqipëria
1.Certifikatë martese
2.Certifikatë familjare për të dy bashkëshortët
3. Certifikatë personale për të dy
4. Të gjitha certifikatat duhen noterizuar dhe vulosur nga bashkia e qytetit dhe Ministria e Jashtme në Tiranë
Sipas ISSH-së fondi i sigurimeve shëndetësore është shtatë herë më i lartë se në vitin 1995
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›