Riformatimi i së djathtës PD mirëpret rikthimin e Pollos
Autori i Lajmit: red.
“Ristrukturimi, modaliteti i funksionimit të së djathtës qoftë në një proces shkrirjeje të brendshme, qoftë në modalitet të një funksionimi më të mirë, është i domosdoshëm. Veçanërisht keni parasysh faktin se pas dekadash, Shqipëria për herë të parë i largohet sistemit mazhoritar dhe do aplikojë atë propocional”
Partia Demokratike mirëpret kthimin në radhët e saj të njërit prej ish- anëtarëve të saj, aktulisht kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo. Ministri demokrat i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Jemin Gjana e shikon si një proces normal rikthimin e Pollos në PD, ç ka do të shoqërohet dhe me shkrirjen e PDR-së. Madje Gjana thotë se Pollo nuk kishte asnjë arsye të fortë për të cilën braktisi rreth 10 vjet më parë, Partinë Demokratike. Por për demokratin Gjana është i nevojshëm një ristrukturim i së djathtës. Pavarësisht mënyrës se si mund të bëhet kjo, ai mendon se një riformatim i së djahtës do të sillte një funksionim më të mirë të saj. Bashkimi i anëtarëve të PDR-së me demokratët dhe shkrirja e kësaj partie është konfirmuar pak ditë më parë dhe nga nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu. Ai madje ka sqaruar se në fillim të shtatorit do të fillojnë negociatat për bashkim, që do të sillte dhe kthimin e natyrshëm të liderëve ish-themelues të Partisë Demokratike të krijuar në vitin 1990. Burime nga e djathta nuk kanë përjashtuar as bashkëpunimin me PD-në edhe të një tjetër ish-themeluesi, kreut aktual të Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Cekës. Vetë kreu i kësaj partie ka deklaruar pak kohë më parë se mirëpret ftesat për bashkëpunim pavarisht nga spektri politik.
Deklarata
“Ajo çka mund të them me siguri është se Pollo nuk është larguar nga strukturat e PD-së. Edhe largimi i tij nuk ka qenë largim i motivuar. Bashkimet mund të jenë më të motivuara se largimet”, - tha dje Gjana lidhur me idenë e rikthimin në radhët e demokratëve të kreut të PDR-së. Kjo ide tashmë e konfirmuar nga të dyja palët duket se është forcuar më shumë pas negociatave që u zhvilluan mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut të PDR-së, Genc Pollo kur u vendos largimi i tij nga posti i ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe marrja e postit të zvendëskryeministrit. Mundësia e shkrirjes PD-PDR rindez debatin se cilat parti të së djathtës do të vepronin në të njëjtën mënyrë apo do ridimensiononin në formën e konfederatës apo federatës marrëdhënien me PD-në. Partia Republikane ka përjashtuar prerazi mundësinë e shkrirjes me PD-në por mbështet idenë e federatës. Gjana thotë gjithashtu se marrëdhëniet mes aleatëve duhen rikonceptuar. “Ristrukturimi, modaliteti i funksonimit të së djathtës qoftë në një proces shkrirjeje të brendshme qoftë në modalitet të një funksionimi më të mirë është i domosdoshëm. Veçanërisht keni parasysh faktin se pas dekadash, Shqipëria për herë të parë i largohet sistemit mazhoritar dhe do aplikojë atë propocional. Modelet janë të tillë që janë te e djathta franceze, kanë qenë tek e djathta italiane, janë te e djathta italiane sot edhe pse në një formë tjetër. Pra nuk është se mungojnë modelet”, - thekson Gjana. Dy ditë më parë Berisha deklaroi se është i hapur të diskutojë gjithë opsionet me aleatët duke mos përjashtuar asnjë formë bashkëpunimi. “Unë gjithnjë përpiqem të gjej një gjuhë mirëkuptimi me aleatët. Mbetem i hapur të diskutoj bashkim, federatë apo konfederatë qoftë. Përderisa qeveris me ta, do të gjejmë çdo formë bashkëpunimi, si të jetë e përshtatshme për ta”, - ka thënë kreu i Ekzekutivit.
Shkrirja
Bashkimin me Partinë Demokratike e ka konfirmuar vetë i pari nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu. Ai është shprehur se në fillim të shtatorit do të fillojnë negociatat për bashkim, që do të sillte dhe kthimin e natyrshëm të lidereve ish-themelues në partinë të cilën bashkë me të tjerët e krijuan në vitin 1990. Ndërkohë që sinjale pozitive ka lëshuar dhe Neritan Ceka, ndonëse jo për bashkim por përfshirje në koalicion, apo në federatën e djathtë e cila është përkrahur fuqishëm nga ana e republikanëve, të cilët kanë qenë dhe ideatorë të këtij riorganizimi të së djathtës, ku partitë politike të ruajnë identitetin e tyre. Një ide e mbështetur kjo edhe nga demokristiani, Nard Ndoka, përpara se të largohej nga Qeveria ku mbante dhe postin e Ministrit të Shëndetësisë.
S. T
Replikat
PD: Ja tre fobitë e Ramës
Demokratët iu kundërpërgjigjen akuzave të socialistëve për abuzime dhe demagogji. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani pohoi dje se deklarata e radhës e Partisë Socialiste nxjerr në pah fobitë e kryetarit të saj ndaj kompjuterave dhe teknologjisë së informacionit. “Duket qartë se tre janë fobi të forta të Ramës, rruga Durrës-Kukës-Morinë, rritja e rrogave dhe pensioneve dhe pa diskutim mosha dixhitale”, - tha ai. Bogdani pohoi se deklarata kundër moshës dixhitale dhe avancimit të saj në Shqipëri, shprehet se optimizmi është demagogji. Edhe pse kjo sipas tij, është një kundërshti logjike në vetvete, optimizmi i kësaj Qeverie është pa diskutim shumë më pozitiv se fryma negative që rrezaton selia rozë. Zëdhënësi i PD-së pohon se Shqipëria në vitin 2005 renditej e fundit në botë përsa i përket përdorimit të internetit, me rreth 4.7 për qind, sot ajo është mbi 15 për qind dhe shënon vendin e parë në botë përsa i përket ritmit të rritjes së përdorimit të internetit. “Në Shqipëri, sot po aplikohen me sukses dhe po përhapen me shpejtësi kabinetet e informatikës në shkolla, regjistrimi elektronik i bizneseve, taksat on-line, regjistri i penaliteteve online, po përhapet me sukses prokurimi elektronik dhe se fundmi gjendja civile elektronike nëpërmjet arritjes më të re, çertifikatave dixhitale”, - tha zëdhënësi i sëlisë blu. Deklaratat e tij vijnë pas akuzave të reja të PS-së për abuzime me rrugën Durrës-Kukës apo për demagogji në lidhje me nismën Shqipëria në moshën dixhitale .
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008