Prokuroria të hetojë skandalin Durrës- Kukës
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste iu rikthehet akuzave për Qeverinë lidhur me abuzime në rrugën Durrës-Kukës. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe pohoi dje se vlera prej 418 milionë eurosh e parashikuar në kontratën e nënshkruar nga Qeveria në vitin 2006 me Bektel Enka për aksin Rrëshen –Kalimash do të pësojë një rritje të pajustifikuar që do të kapë shifrën e 648 milionë eurove pa llogaritur edhe një sërë shpenzimesh të tjera. “Qeveria i ka dhënë firmës Bektel Enka një fond shtesë prej 120 milionë eurosh për rrugën si fond kompesimi për inflacionin”, - u shpreh Braçe i cili kërkoi që prokuroria ti çojë deri në fund hetimet për këtë çështje. Duke iu referuar edhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të janarit 2008, që i cilësonte me vleftën e parë çmimet si super të larta, Braçe shtoi se këto janë tregues të abuzimeve të pafundme duke bërë përgjegjës për to Kryeministrin dhe ish-ministrin e Transporteve. Më tej ai nënvizoi se me vlerën e shtuar mund të ndërtoheshin një sërë aksesh rrugore mjaft të rëndësishme. “Ia vlen të sjellim në vëmendje të shqiptarëve, se me paratë shtesë, prej 120 milion euro të tjera për rrugën Rrëshen-Kalimash, pra mbi çmimin e kontratës së parë prej 480 milion euro, mund të ishin ndërtuar këto autostrada: Shkodër-Hani i Hotit e Rruga e Arbërit. Duhet të ishin shtuar dy vija kalimi në segmentin Fushë Krujë-Shkodër si dhe do të ishte ndërtuar rruga Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008