Vetevendosja: Ja te prangosurit tane
Permes nje komunikate per shtyp, Levizja "Vetevendosje!" ka publikuar dje emrat e te arrestuarve dy net me pare ne Prizren, me "justifikimin se ekspozuan ne qytet disa fotografi nga aktivitetet e Levizjes". Sipas "Vetevendosjes!", Faruk Dakaj, Artan Abrashi, Shqipron Krasniqi, Adil Memaj, Nehat Minaj, Myvidete Hoti, si dhe Dardan Menqa u arrestuan ne menyre te dhunshme, "thjesht se u pane si aktivistet tane". "Me tej, vijon komunikata, Dardan Menqa u lirua, pasi nuk rezultoi aktivisti yne". Levizja ka protestuar dhe per konfiskimin e 165 fotove te publikuara ne qender te Prizrenit dhe ka kerkuar me force lirimin e te gjashteve.