Ish-ministri eshte arrestuar per "Haradinajn"
Ish-ministri kosovar i Kultures, Astrit Haracia, eshte arrestuar dy dite me pare ne Hage, ndersa ka kerkuar pafajesi per akuzen mosperfillje te Tribunalit per krime lufte. Astrit Haracia dhe ish-keshilltari i tij politik, Bajrush Morina, kerkuan nga Tribunali i Hages te rrezojne akuzen se ne korrik e gusht 2007, u perpoqen te bindin nje deshmitar qe te mos paraqitej ne gjykate per te deshmuar ne procesin gjyqesor te ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Presidenti i Dhomes se Gjykates Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine, gjykatesi holandez, Alphons Orie, urdheroi arrestimin e tyre deri ne fillim te procesit. Ai la te hapur mundesine e kerkeses per mase me te bute sigurie deri gjykim ne gjendje te lire. Sot eshte data e fundit qe dy kosovaret mund te apelojne vendimin e arrestit ndaj tyre.