Haradinaj, apelohet lirimi
Ekipi i prokuroreve te Gjykates se Hages kerkon qe te apelohet vendimi i togave te zeza qe shpalli pafajesine dhe urdheroi lirimin para pak javesh te ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj. Kete e pohoi dje ne nje prononcim publik ne Hage, zedhenesja e Prokurorise se Tribunalit per krimet kunder njerezimit, Olga Kavran. Ajo kujtoi dhe faktin se prokuroria kishte kerkuar denimin e Haradinajt, me 25 vjet burgim. Zedhenesja nuk dha detaje per pretendimet e grupit te prokuroreve, por shtoi se nje komunikate pritet te dale sot me te gjitha hollesite. Nderkohe eshte pranuar se ka dhe zera kunder, brenda ekipit te akuzes qe nuk e deshirojne marrjen e vendimit per te apeluar lirimin e kryetarit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj. Zedhenesja Kavran pohoi sakaq se "ende nuk eshte e qarte nese prokuroria do te apeloje edhe ndaj lirimit te te akuzuarit tjeter, Idriz Balaj".
Arrestuar pas dorezimit me 9 mars 2005, ndersa mbante postin e Kryeministrit te vendit, Ramush Haradinaj u perball ne Gjykaten Penale Nderkombetare (TPI) per ish-Jugosllavine, me akuza te shumta. Thelbi i tyre ishte "spastrimi etnik" gjate luftes se Kosoves (1998-1999). Por ne procesin qe u zhvillua ndaj tij, i cili ngjalli interes te larte ne radhet e shqiptareve ne te gjithe boten, shume deshmitare refuzuan te paraqiteshin. Ata konsideruan se Haga kishte montuar permes organit te saj te prokurorise per krime lufte, akuza te pabaza qe nuk mbeshteteshin mbi asnje prove te besueshme.
Vendimin qe coi ne lirimin e Haradinajt dhe kthimin me 4 prill ne Kosove, e mori gjykatesi holandez, Alphons Orie, i cili kryesonte trupin gjykues te TPI-se. Gjyqtari tha se nuk kishte prova qe te conin ne nje denim te mundshem per spastrim etnik, ndaj ish komandantit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves per zonen e Dukagjinit. Edhe per ish-komandantin tjeter te UCK-se, Idriz Balaj, gjyqtari dha gjithashtu pafajesi. Ndersa kosovari tjeter, Lahi Brahimaj, u denua me 6 vjet burg.
Ne gjyqin ndaj Haradinajt, i cili nisi me 5 mars 2007, u zhvilluan 120 dite seanca, gjate se cilave pala akuzuese dergoi ne gjyq 80 deshmitare. Pala mbrojtese konsideroi se prokuroria nuk kishte vertetuar asnje akuze. Ndaj, mbrojtja e Haradinajt nuk e pa te arsyeshme te sillte deshmitare ne gjyq duke evidentuar se pafajesia ishte siguruar nga deshmite e deshmitareve te pales se kundert. Vendimi i mbrojtjes qe te mos paraqitej me deshmitaret e saj, e shkurtoi kohen e zhvillimit te procesit gjyqesor.