Trafik droge, dy bien ne pranga
Dy persona jane arrestuar ne Prishtine, pasi akuzohen per trafik lendesh narkotike. Policia vendase tha dje se ne oren 11:00, ne rrugen "Bajram Bahtiri" vuri ne pranga nje 54-vjecar dhe nje te ri, 25 vjec, te cilet u gjeten me 418 grame heroine. "Gjate kontrollit gjetem 78 qese te vogla najloni, ku ndodheshin ne total 351 grame heroine ne doza te ndryshme si dhe 67 grame ne nje qese te vetme", sqaroi policia. Gjithashtu eshte gjetur dhe konfiskuar edhe nje sasi pluhuri, i cili dyshohet te jete shfrytezuar per perzierjen e substances narkotike.