Arratia, ndalohet i dënuari i Urës Vajgurore
FUSHE KRUJE- Ka perfunduar pa sukses tentativa e arratise nga burgu i Fushe Krujes i kater te denuarve, mes tyre edhe i anetarit te bandes qe kreu masakran e “Ures Vajgurore”, Fran Marashi, denuar me burgim te perjetshem.
Tentativa e arratise ka nisur gjate oreve te nates, por eshte kapur ne kohe nga rojet e sigurise se burgut, te cilet kane nderhyre menjehere.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, ka bere me dije permes nje deklarate per mediat se ata qe tentuan te arratiseshin jane Gëzim Guri, Fran Marashi, Prel Vucaj, dënuar me burgim të përjetshëm si dhe Altin Kodra, i dënuar me 22 vjet heqje lirie.
“Forcat e sigurisë të institucionit kanë konstatuar në orët e para të mëngjesit të së martës se 4 të dënuar të sigurisë të lartë në përpjekje për tu larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kanë dalë nga dhoma. Më pas poshtë dritares së tyre, ata janë vënë re nga polici i shërbimit i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve”- thuhet ne deklarate.
Sipas saj, personat janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre. Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe këta të dënuar janë izoluar dhe veçuar në dhoma të veçanta.
Ne oret e para te mengjesit, gjithcka ka rene ne qetesi dhe te burgosurit i jane kthyer qelive. Kjo ishte tentativa e dyte e deshtuar e Marashit per t’u arratisur.
Ai u ekstradua nga Italia më 22. 08. 2006 dhe akuzohet si pjese e bandes se Urës Vajgurore, ku në trazirat e 1997 mbetën të vrarë katër policë dhe u plagosën dy të tjerë.