E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimet: Gazsjellës me Shqipërinë në këmbim të vajzave për orgji

Emirojn Senja

Influenca e kryeministrave të huaj mbi qeverinë shqiptare ka bërë që shpesh herë Shqipëria të gjejë veten duke miratuar vendime të rëndësishme në të cilat publiku nuk e ka kuptuar asnjë here pse duhej bërë. Ndër rastet më flagrante janë marrëdhëniet me fqinjët italianë nga miratimi i marrëveshjes së plehrave deri tek ndërtimi i centraleve bërthamore italiane në Shqipëri. Hetimet mbi kryeministrin italian Silvio Berluskoni nga Prokuroria e Barit kanë zbuluar anën tjetër të marrëveshjeve.

Berluskoni i fryn në vesh Berishës për një projekt gjigant energjetik, por prokuroria italiane ka zbuluar se edhe Berluskonit i ka fryrë dikush në vesh për këtë çështje. Ai është një farë Gianpaolo Tarantini (Giampi), i cili i dërgonte kryeministrit italian vajzat që e “çlodhnin” në festat e tij private. Por Tarantini sigurisht që nuk i bënte këto gjëra falas. Përgjimet e telefonatave Berluskoni-Tarantini kanë zbuluar se mes të tjerash Tarantini i kërkoi Berluskonit të ushtronte ndikimin e tij në Shqipëri për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim energjetik mes dy vendeve. Një muaj më pas marrëveshja u nënshkrua. Përgjimet dhe skandalet seksuale të Berluskonit janë prej dy ditësh kryefjala e medieve italiane. Ja si e komentojnë ato ngjarjen:

Zbardhja e përgjimeve telefonike midis Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni dhe sekserëve të tij të netëve të nxehta kanë nxjerrë në pah se si projekte gjigante në Shqipëri bëhen pjesë e marrëdhënieve klienteliste të shtetarëve në të dyja brigjet e Adriatikut dhe tutorëve të prostitutave. Bëhet fjalë për projektin e gazsjellësit Transadriatik, i cili parashikon dërgimin e gazit azerbajxhanas për në europë duke ndjekur itinerarin Turqi-Greqi-Shqipëri dhe përmes Otrantos në brigjet italiane të Pulias.

Në qendër të vëmendjen italiane ditëve të fundit është vënë sekseri i Berluskonit, Gianpaolo Tarantini (Giampi), i cili i dërgonte Kryeministrit italian vajzat që të zhvillonte festat e tij të nxehta. Sigurisht që sipërmarrësi barez nuk mund ta bëntë këtë shërbim falas. Ai i kërkon Berluskonit një mori shpërblimesh në vlerë monetare, por edhe aksione në kompani shtetërore. Një ndër këto kërkesa, ka të bëjë edhe me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik, i mbështetur fuqishëm nga qeveria shqiptare për vetë faktin se është ndër të vetmit projekte energjetik në rajon që kalon nëpër Shqipëri. Si këmbim për favoret që i bëntë Berluskonit, ai i kërkon futjen e tij si aksioner në këtë sipërmarrje madje edhe nënshkrimin sa më shpejtë të kontratës me qeverinë shqiptare. Hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë-, citojnë mediet italiane Tarantinin në një ndër transkriptet e bisedave të tij telefonike me një tjetër biznesmen italian ku bëhet fjalë për kërkesën ndaj Berluskonit për bërjen e tij aksioner në këtë sipërmarrje. Tarantini nuk bëntë asgjë pa përfituar vetë. Dymbëdhjetë kontrata, 51 milionë euro në tavolinë, gazsjellësin nga Shqipëria në Pulia dhe shënjestra ishte për të krijuar një kompani që do të bashkëpunonte me kompaninë e tij, – shkruajnë mediet italiane.

Skema është e qartë, Tarantini i gjente Berluskonit vajza për të shfryrë epshet e tij dhe si këmbim, krahas pagesave në vlerë monetare, ky i fundit i plotësonte atij edhe kërkesa madhore siç është bërje aksioner në projektin Trans Adriatik në pjesën italiane si dhe dhënien e tenderëve për shtrirjen e kabllove optik në disa zona të Italisë. Një shembull konkret se si interesat dhe marrëdheniet ndër shtetërore nuk kalojnë nëpërmjet zyrave, por nga shtrati i kryeministrit Berluskoni, i cili nga përgjimet telefonike mësohet të ketë thënë: Jam kryeministër në kohën time të lirë. Nuk është hera e parë që interesat me Shqipërinë bëhen pjesë e pazareve midis biznesmenëve italianë me Berluskonin duke përfshirë edhe qeverinë shqiptare. Rast tjetër flagrant është ai kur dy biznesmenë italianë kërkojnë me telefon që Berluskonit të ndikojë tek Berisha për dhënien tek ata të disa HEC-eve në Shqipëri.

Çfarë është projekti i gazjellësit Trans Adriatik

Gaszjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt që financohet nga tre kompani prestigjioze evropiane si norvezgjezja Statkraft, zvircërjania EGL dhe sëfundmi gjermania Ruhr Gaz. Projekti parashikon dërgimin e gazit nga Azerbajxhani në Europë duke kaluar përmes Ballkanit. Gazsjellësi fillon nga fushat e Shah Denizit në Azerbajzhan dhe nëpërmjet Turqisë kalon në Selanik të Greqisë. Më pas, duke u futur në territorin shqiptar në rajonin e Devollit gazsjellësi kalon në Pulia të Italisë për tu lidhur me rrjetet evropiane të gazit.

Gazsjellësi ka vlerë totale prej 1.5 miliardë euro dhe një gjatësi prej 520 kilometra, ku 209 prej të cilave kalojnë nëpërmjet Shqipërisë. TAP është i vetmi projekt energjetik në rajon që nuk anashkalon Shqipërinë.

 Takimi Ruli-Skaloja erdhi pas bisedës Tarantini-Berluskoni

Angazhimi i Tarantinit për projektet energjetike midis Italisë dhe Shqipërisë janë më shumë se një tekë e një sekseri femrash duke përfshirë në të dy qeveri. Përgjimet tregojnë se gazsjellësi Trans Adriatik nuk ka qenë në prioritetet e qeverisë italiane deri në mars 2009, kohë kur Shqipërinë e vizitoi ministri italian i Energjetikës Klaudio Skajola. Nga bisedat e zbardhura mësohet se dy ortakët Giampaolo Tarantini dhe Roberto De Santis ishin në dijeni të marrëveshjeve që do të nënshkruante qeveria italiane me atë shqiptare dhe menduan se si të përfshiheshin në në nga këto projekte. Në atë kohë, krahas disa investimeve të përbashkëta në linjat energjetike ishte në lojë edhe projekti i gazsjellësit TAP, ku kompanitë aksionere EGL dhe Statkraft po lobonin pranë qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë për ta pranuar atë. Duke qenë në dijeni të këtij projekti, Tarantini dhe De Santis filluan lobimin tek Berluskoni për ta mbështetur këtë projekt. Tarantini shfrytëzonte marrëdhëniet e mira me Berluskonin dhe favoret që i bëntë atij duke i dërguar vajza për ta vënë në dijeni të kërkesës së tyre. (Pak javë pas kësaj kërkese në Shqipëri do të vinte ministri italian i Energjetikës Kladio Skajola).

Një bisedë e përgjuar midis Gianpaolo Tarantinit, gruas së tij dhe bashkëpunëtorit të tij Roberto De Santis e zbardhur më 3 shkurt 2009 tregon se si ky i fundit i kërkon Tarantinit të ndikojë tek Berluskoni dhe ky i fundit tek qeveria shqiptare për të firmosur marrëveshjen për gazsjellësin. Nuk zgjat më shumë se një muaj dhe në Shqipëri ia beh ministri italian i Energjetikës Klaudio Skajola i shoqëruare dhe nga një numër i madh biznesmenësh dhe sipërmarrësish. Në një sallë të mbushur plot, Ruli dhe Skajola parashtruan gjatë një konference shtypi projektet e përbashkëta energjetike duke folur për miliarda euro investime italiane një Shqipëri.

Zbardhja e bisedave tregon se jo gjithnjë projektet e shpalosura me pompozitet siç ishin ato energjetike të firmosura midis homologëve Genc Ruli dhe Klaudio Skajola janë në shërbim të investimeve dhe përfitimeve kombëtare. Më së shumti ato i shërbejnë në grushti njerëzish pranë qeverive, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi, paratë, pushtetin, etj., (Në rastet kur pushtetarët kanë dobësi femrat marrëveshjet arrihen me lehtë) për të shtënë në dorë projekte me ndikim të madh në ekonominë e një vendi. Rast konkret janë përshembull projektet për linjën e shkëmbimit të energjisë përmes Adriatikut, i miratuar gjatë vizitës së Skajolës në mars 2009 në Shqipëri. Gjatë asaj vizite u thanë dhe u nënshkruan shumë projekte të tjera të ngjashme, ndoshta të iniciuara nga tarantinët apo fazlliçët e radhës.

Kush është Roberto De Santis

Ndryshe nga Tarantini, i

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›