E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni shqiptar dhe ai kosovar darke pune ne Nju Jork

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua në një darkë pune me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Ahtifete Jahjaga.

Në këtë darkë të organizuar nga delegacioni kosovar, ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendës Kryeministri i Kosovës Bexhet Pacolli, Kongresmeni amerikan Eliot Engel, zëvendës Kryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj etj.

Gjatë darkës, të dy delegacionet diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës dhe Eulex për vendosjen e doganierëve në kufirin verior, do kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës.

Gjithashtu, dy delegacionet koordinuan qëndrimet dhe përpjekjet për lobimin për njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›