Dështon tentativa e arratisjes për një nga autorët e masakrës së Urës Vajgurore

Burgu i Fushë-Krujës
Nuk ka arritur të finalizohet plani i arratisjes për 4 të burgosur, të cilët vuanin dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fush-Krujë. 4 të dënuarit kishin sharruar hekurat e qelisë, por janë pikasur nga rojet e burgut në momentin që po dilnin prej andej.
Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Prel Vucaj ishin të dnëuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burg. Mësohet se Fran Marashi, ish-anëtar i bandës së Urës Vajgurore, i dënuar për masakrën e vitit 1997 në këtë qytet, ishte arratisur edhe më përpara nga burgu.
Në vitin 2008, ai kishte mundur të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel së bashku me një të dënuar tjetër, por ishte kapur brenda ditës nga policia. / Mark Brunga