Arratisen 5 te denuar nga burgu i Zvicres mes tyre dy shqiptare
Pesë të burgosur mes tyre 1 shtetas shqiptar dhe 1 kosovar kanë mundur të arratisen në mënyrë spektakolare nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës, në Zvicër. 4 nga të burgosurit janë dënuar për rrëmbim, vjedhje, trafik droge dhe armësh apo krime të tjera. Ndërsa i pesti është një 35-vjeçar serb, i cili bën pjesë në grupin famëkeq “Pantera Rozë”, një bandë hajdutësh ndërkombëtarë të bizhuterive. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes së të burgosurve në oborrin e burgut. Tre persona nga jashtë janë ngjitur me një shkallë metalike në rrethojat e burgut dhe u kanë hedhur pjesëtarëve të grupit një thes ku kishte mjete të ndryshme. Pesë të burgosurit kanë kërcënuar të burgosurit e tjerë dhe gardianët, duke i neutralizuar këta të fundit. Pasi kanë prerë një pjesë të rrethojës prej teli, ata kanë kapërcyer murin e jashtëm. I gjithë aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe duket të jetë planifikuar për një kohë të gjatë.