E Diel, 1 Nëntor 2026

Incest me te bijen qe kur ajo ishte 6 vjece arrestohet pedofili shqiptar ne Greqi

Një shtetas shqiptar i moshës 36 vjeç ska pranuar sot se keqtrajtonte seksualisht vajzën e tij, që kur ajo ishte 6 vjeçe. Ngjarja tragjike u zbulua në një fshat afër Selanikut, kur vajza, sot 16 vjeçe dhe nxënëse në klasën e tretë gjimnaz, tentoi t’i jepte fund jetës, duke prerë damarët.
Nëna e vajzës nuk kishte marrë vesh asgjë, pasi aktet e kreqtrajtimit seksual nga ana e të jatit, ndodhnin kur e shoqja nuk ishte në shtëpi.
36 vjeçari ishte i papunë dhe sipas fqinjëve, që citohen nga agjencia ANA-MPA, ishte përdorues i rregullt i alkoolit.
Ai është arrestuar ditën e mërkurë, dhe po mbahet në paraburgim, i akuzuar për përdhunim të mituri, mashtrim dhe inçest në vazhdimësi; të gjitha këto vepra penale për të cilat parashikohen dënime të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›