E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arratiset" agjenti i ushtrisë amerikane

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Admir Ibrahim Hoonaert (Saliu), i cili akuzohet për mashtrim. Shtetasi kosovaro-amerikan nuk është paraqitur asnjëherë në prokurori, pas vendosjes së masës në gjykatë "detyrim paraqitje". Disa javë më parë, gjykata e la të lirë kosovarin, pasi avokati i tij mbrojtës e bindi gjykatën duke pohuar se kosovari Hoonaert është agjent i Inteligjencës së Ushtrisë Amerikane prej 14 vjetësh. Sipas prokurorisë, agjenti ka qenë në Shqipëri, pak kohë më parë, me një prokuror të Nju Jorkut dhe kanë qëndruar në disa hotele të kryeqytetit, duke paguar me anë të kartës së kreditit. Pas largimit të tij, verifikimet e bëra nga ana e personelit të hoteleve kanë nxjerrë se karta ishte e bllokuar, duke e denoncuar atë në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›