E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja numrat e "sos" të policisë së Tiranës

Policia e Tiranës ka ripublikuar edhe një herë numrat e saj të telefonave në shërbim të gjithë qytetarëve, të cilët mund të njoftojnë për çdo ngjarje. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë shërbimit dhe dhënies ndihmë ndaj qytetarëve, publikuan edhe një herë numrat telefonikë për të informuar për probleme apo incidente të ndryshme. Kështu, policia fton qytetarët nëse mund të ndodhen përpara një situate emergjente të denoncojnë pranë organeve të policisë, në mënyrë që policia të marrë masa të shpejta për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara organeve të drejtësisë. Një kontribut për kapjen e personave në kërkim ka dhënë edhe komuniteti, i cili në vazhdimësi ka mbështetur strukturat policore dhe ka bashkëpunuar me to dhe përmes telefonatave në numrin publik 129. Ndërkohë, për çdo padrejtësi të vërejtur nga punonjësit e policisë, qytetarët mund të denoncojnë në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Për t‘ju ardhur në ndihmë, Policia e Tiranës ripublikoi numrat telefonikë të Komisariateve të Policisë, që ajo ka juridiksion.

Numrat e telefonit

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, 129
Salla Operative 228152; 248333
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, 235740
Komisariati i Policisë Nr. 1, 224445
Rajoni i Policisë në Qytetin Studenti, 346231
Komisariati i Policisë Nr. 2, 223322
Rajoni i Policisë Vorë, 600464
Komisariati i Policisë Nr. 3, 224529
Reparti i Policisë Laprakë, 357756
Komisariati i Policisë Nr. 4, 366826
Komisariati i Policisë Nr. 5, 200182
Komisariati i Policisë Nr. 6, 351890
Komisariati i Policisë Rrugore, 226801, 126
Komisariati i Policisë Rinas, 365913
Komisariati i Policisë së Objekteve, 226801
Komisariati i Policisë Kavajë, 055443723
Rajoni i Policisë Rrogozhinë, 05772070
Posta e Policisë Golem, 057922273

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›