E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var veten, dyshohet për probleme me të dashurin

Një 16-vjeçare ka varur veten në Zall-Herr të Tiranës, duke shkaktuar një tragjedi në familjen e saj. Policia shprehet se ky vendim i adoleshentes mbetet ende i pashpjegueshëm, pasi ajo njihej si një vajzë e qetë, por dyshohet se ka pasur disa probleme sentimentale me një të njohurin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje paradite, por është gjetur e varur nga nëna e saj pak orë më vonë, kur ajo është kthyer nga puna. Policia e Tiranës shpjegoi se Arlinda Peçi e ka kryer këtë veprim paraditen e djeshme, kur ndodhej e vetme në shtëpi. Prindërit kanë shkuar në punë si çdo ditë dhe ajo nuk ka dashur të shkojë në shkollë. Ka takuar vetëm një shoqen e saj, të cilës i është hapur dhe është shprehur se ishte mërzitur, pasi ishte ndarë me të dashurin. Më pas, 16-vjeçarja ka shkuar në banesë, ka marrë një litar dhe është varur në një pemë të oborrit. Nëna e saj, kur është kthyer nga puna, e ka gjetur atë të pajetë, duke kaluar edhe vetë një traumë të rëndë. Policia deklaroi se është njoftuar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë dhe po punon për dokumentimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›