Arratiset invalidi me karrigen me rrota, policia në kërkim
11/05/2010 Ishte në arrest shtëpie, kapur me drogë
Një invalid, që shtynte ditët në karrigen me rrota, por në arrest shtëpie, sepse ishte kapur me drogë, mundi t’u arratisej policëve që e ruanin në një mënyrë spektakolare. Kështu, S.A., 32 vjeç arriti të largohej nga shtëpia e së ëmës, në Kremona, ku mbahej në mbikëqyrje nga autoritetet, pasi ndodhej në arrest shtëpie, për shkak se ishte kapur me drogë në vitin 2007. Madje edhe në kohën kur u arrestua invalidi mbante 10 kg kokainë poshtë karriges së tij me rrota me qëllim që t’u shmangej kontrolleve policore. Pas arrestimit ai ishte dënuar me arrest shtëpie nga gjykata teksa shoqërohej nga e ëma gjatë daljeve të rralla nga shtëpia. Por herën e fundit ai u nis për në farmaci, vend nga i cili mundi të zhdukej, duke i shpëtuar kështu policisë.