Raporti, vështirësohet marrja e kredisë
11/05/2010 Bankat
Të marrësh në bankë një kredi konsumatore apo për të blerë shtëpi është bërë më e vështirë dhe kredia ndjeshëm është më e shtrenjtë. Banka e Shqipërisë raporton si kjo tendencë ka filluar që në muajin nëntor të vitit të kaluar. Arsyeja e kësaj situatë është se bankat tregtare priren nga shtrëngimi i mëtejshëm i standardeve të kreditimit, veçanërisht për kredinë konsumatore. Bankat kanë forcuar standardet e kreditimit nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral dhe rritjes së marzheve si për kreditë në përgjithësi ashtu edhe për ato me rrezik më të lartë. Banka Qendrore raporton se ritmet e rënies së kredisë konsumatore, pasi arritën në nivelin maksimal prej 11.7 për qind në dhjetorin e vitit 2009, kanë vazhduar edhe gjatë muajve të parë të vitit 2010. Kreditimi i individëve raportohet të të jetë në nivele të ulëta historike ose e shprehur në shifra rreth 25 për qind më e ulët se mesatarja e vitit të kaluar. Për pasojë portofoli i kësaj kredie është më i ulët se një vit më parë. Po ashtu kreditë janë bërë edhe më të shtrenjta. Banka Qendrore vëren se në muajt e parë të 2010 veçanërisht kreditë në lekë kanë qenë më të kushtueshme. Përllogaritjet tregojnë se interesi mesatar i ponderuar për kreditë e reja në lekë është rritur mesatarisht në 13.16 për qind. Po ashtu ecuria e kredisë për individë është ndikuar në një masë të madhe nga zvogëlimi i kredisë në valutë, e cila në harkun e një viti ka pësuar një rënie prej 5.7 për qind.