anta e dyshimte gjenden brenda saj droge dhe arme
Nje cante me hashash e nje arme zjarri ne te eshte gjetur e braktisur ne zonen e plazhit. Ka qene nje banor i lagjes 13 te Durresit qe ka njoftuar se poshte ballkonit te tij ndodhej nje cante e zeze duke dyshuar se mos ne te ka pasur ndonje lende plasese. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbime policie. Nga verifikimi i kryer rezultoi se ne cante ndodhej nje sasi bime me ngjyre jeshile me karakteristika te njejta me ato te bimes narkotike kanabis sativa e cila rezultoi ne peshen e 9367 grame si dhe nje arme zjarri pushke 20-teshe pa kreher. Policia po punon per identifikimin e personit pergjegjes si dhe sqarimin e rrethanave te ketij rasti qe eshte klasifikuar ne veprat penale te prodhimit shitjes se lendeve narkotike dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.