Arratiset nje person nga ambientet e shoqerimit
Ka shfrytëzuar një moment shpërqëndrimi të efektivëve dhe është hedhur nga dritarja e katit të dytë të Komisariatit të Kavajës. Ka mundur kështu të arratiset “nën hundën e policisë” një i shoqeruar ne ambientet e shoqerimit
KAVAJE-Një person i shoqeruar ne polici është arratisur sot nga Komisariati i qytetit të Kavajës. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se sot në mesditë shtetasi 30 vjecar, Edmond Tafarici qe ishte shoqeruar ne polici ku pritej ti deklarohej vepra penale e
kanosjes ka kërkuar të shkojë në tualet. Pasi i është plotësuar dëshira, 30 vjecari ka mundur të hidhet nga dritarja e korridorit që ndodhej në katin e dytë të Komisariatit të Kavajës dhe me shpejtësi të largohet prej aty. Efektivët që e shoqëronin pas arratisë “nën hundën e tyre” të 30 vjecarit kanë sinjalizuar gjithë Komisariatin. Mësohet se pas kësaj forca të shumta policie kanë rrethuar zonën me një rreze të gjerë.
Edmond Tafarici ishte shoqruar ne policia dhe ndodhej ne ambientet e shoqerimit te Komisariatit te Kavajes. Policia po vazhdon kerkimet intesive per kapjen e tij.
(d.b/BalkanWeb)