E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria anashkalon krizën, kujdeset për spotet

PS shpreh sërish shqetësim për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Sipas Arben Malaj investimet publike janë në nivel të ulët, është rritur papunësia dhe varfëria, ndërsa qeveria është e shqetësuar vetëm në spote elektorale. 

TIRANE- Partia Socialiste shpreh sërish shqetësim për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Përmes një konference për mediat, Arben Malaj theksoi se Berisha në ikje është një dështim i plotë i qeverisjes. Sipas PS, investimet publike janë në nivel të ulët, është rritur papunësia dhe varfëria kurse qeveria është e shqetësuar vetëm në spote elektorale.
“Rënia e eksporteve, rënia e importeve, rënia e dërgesave të emigrantëve, rritja e vështirësive të marrjes kredi, rënia e të ardhurave të buxhetit, niveli i ulët i investimeve publike, rritja e abuzimeve me cmimet e referencës, rritja e abuzivitetit me faturimin e energjisë, mashtrimet mediatike për projekte të suksesshme, janë vështirësitë që ka ekonomia e vendit tonë dhe që po sjellin rritjen e papunësisë dhe të varfërisë”-ka theksuar Malaj.
PS ka hedhur akuza kundër qeverisë duke deklaruar se po keqpërdoron taksat e qytetarëve për qëllime elektorale, që kanë të bëjnë me mitingje apo inaugurime investimesh. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›