E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, takime të rëndësishme në parlamentin britanik

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në parlamentin britanik. Meta është pritur nga kryetari i komitetit evropian, Majkëll Connarty me të cilin ka diskuatuar për zgjedhjet e ardhshme në vend. 

LONDER- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në parlamentin britanik. Meta është pritur nga kryetari i komitetit evropian, Majkëll Connarty, i cili gjatë këtij takimi ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri, duke i cilësuar si pikë kyce që do të cojë drejt aplikimit. Ndër të tjera është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit midis dy komisioneve.
Ndërkohë Kreu i LSI ka takuar edhe kryetarin e grupit parlamentar të Laburistëve, Tonny Lloyd i cili ka uruar Metën për zgjedhjet duke u shprehur se pas tyre pritet një qeveri e denjë për të luftuar korrupsionin në vend.
Ndërkaq Meta dhe laburistët kanë shprehur gadishmërinë për bashkëpunim të dyandhëm mes laburistëve dhe LSI. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›