E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet njeri prej autoreve te dhunimit te varreve

03/11/2010Boboshtice policia pohon percudnimin. Deri ku shkon implikimi i OMONIA-s

KORCE- Krejt ndryshe nga qendrimi i heshtur qe mbajten autoritetet me te larta te qeverisjes vendore ne Korce apo per me keq akoma kur ata tentuan te mohojne se ne fshatin Boboshtice ne varrezat e vjetra te saj nuk kishte pasur dhunim te varreve Drejtoria e Policise se Qarkut Korce permes deklarates per shtyp beri me dije se grupi hetimor i ngritur per kete qellim kishte mundur te zbulonte njerin prej autoreve te dhunimit te varrezave. Ai eshte shtetasi Aliqi Koroveshi 44 vjec banues ne fshatin Polene te rrethit Korce ndaj te cilit jane kryer veprimet hetimore procedurale ne gjendje te lire per vepren penale te dhunimit te varreve parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal. Sipas informacionit policor shtetasi Ali Koroveshi kishte kryer punime ne varret e vjetra te fshatit Boboshtice te cilat ndodhen brenda territorit te kishes Shen Meria ne Boboshtice. Burimet saktesuan se ai ishte personi qe kishte kryer punime duke hedhur beton per zgjerimin e bazamentit te nje kryqi te ngritur aty qe ne vitin 1996. Neni 118 i Kodit Penal parashikon se Dhunimi i varrezave varreve nxjerrja e kufomes si dhe vjedhja e sendeve qe mund te ndodhen ne to si dhe cdo veprim tjeter qe ul respektin ndaj te vdekurve denohen me gjobe ose me burgim deri ne 5 vjet. Por mbi te gjitha i rendesishem mbetet fakti qe hetimet tashme kane filluar dhe materialet i kane kaluar Prokurorise se rrethit Korce per hetime te metejshme.

Dhunimi i varrezave

Tashme do te jete Prokuroria e Korces ajo qe do te hedhe drite mbi ate se cfare ka ndodhur ne varrezen e vjeter te fshatit Boboshtice. Neni 118 ben fjale per dhunim te varreve dhe varrezave cka do te thote se kjo gje ka ndodhur. Eshte dhunuar varreza dhe ne te njejten kohe jane dhunuar varret. Mbi varrezat e vjetra eshte hedhur beton per krijimin e nje rruge qe te con te memoriali ne nderim te dy ushtareve greke te vrare ne luften italo-greke. Fakti qe poshte betonit ka pasur varreza eshte pohuar jo vetem nga banoret e fshatit Boboshtice por edhe nga drejtuesit e komunes Drenove te cilet pas ngritjes se nje grupi pune arriten ne perfundimin se betonimi ishte kryer mbi varrezat e vjetra. Neni 118 parashikon edhe nxjerrjen e kufomes. Sipas banoreve te fshatit Boboshtice edhe kjo gje ka ndodhur. Ata pretendojne se eshtrat e mbetura mbi siperfaqen e tokes kishin qene te fisit Melko. Neni 118 parashikon si dhe cdo veprim tjeter qe ul respektin ndaj te vdekurve. A ka ndodhur kjo gje ne Boboshtice A u pyeten te afermit e te vdekurve kur u lejua kryerja e punimeve a u shkelen me kembe varret e gjysherve dhe stergjysherve te tyre Pas shembjes se betonit apo hetimeve te kryera do te jete krejtesisht e mundshme te verifikohet nese poshte betonit ka pasur varre ose jo. Do te jete teresisht e lehte te shihet nese ka eshtra te nxjerra nga varret ose jo. Gjithcka eshte ne pellembe te dores.

I akuzuari

Deri me tani Alqi Koroveshi eshte i vetmi autor i zbuluar nga policia per dhunim te varreve por me sa duket ai eshte vetem nje punetor qe eshte ngarkuar te kryeje punimet. Sepse te akuzuar te tjere per momentin nuk ka. Te tjere njerez qendrojne prapa tij. Per kete arsye Alqi Koroveshi mbetet celesi i ketyre hetimeve ku vetem nepermjet tij mund ti shkohet ngjarjes deri ne fund. Kush e ngarkoi Koroveshin nga fshati Polene i rrethit Korce te kryente punime ne varret e Boboshtices dhe kush investoi per keto punime A ishte i vetem Koroveshi ne kryerjen e punimeve. Banoret e fshatit Boboshtice pretendojne se jane pare disa njerez te hynin ne varreza per realizimin e rruges prej betoni. Nderkohe At Jani Trebicka pergjegjes i manastirit Fjetja e Hyjlindeses njeherazi dhe Kryesekretari i pergjithshem i Sinodit te Shenjte te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise ka deklaruar se kishte pare dy veta qe po kryenin punime se kishte kerkuar prishjen e betonit dhe se kishte marre kontakt me drejtuesit e organizates OMONIA te cilet kishin investuar ku keta te fundit i kishin deklaruar se punimet i kishin filluar pa marre lejen e kishes sepse varreza ishte e fshatit. Pra nga sa shihet Alqi Koroveshi nuk ka qene i vetem ai ka bashkepunetoret e tij te cilet pritet te zbulohen nga Prokuroria e rrethit Korce.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›