E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet prostituta 27 vjece dhe tutori

03/11/2010Kapet ne flagrance me 2 kliente

DURRES- Dy burra dhe nje prostitute jane arrestuar dje ne kohen qe agjentet e Sektorit te Luftes Kunder Trafiqeve kane kapur ne flagrance nje 27-vjecare duke kryer marredhenie seksuale per qellime perfitimi. Suzana Y. 27 vjece dhe Armand S. 32 vjec i lindur dhe banues ne Tirane kane rene ne prangat e policise. Burime zyrtare thone se Suzana Y. ishte e skeduar per aktivitetin e saj te paligjshem ngase qe denuar nje here tjeter per te njejten akuze ate te ushtrimit te prostitucionit nderkohe qe 32-vjecari ka vuajtur denimin per vjedhje. Policia ka thene se prostituta eshte banore e lagjes numer 7 te qytetit te Durresit ndersa ajo eshte kapur duke kryer marredhenie intime me dy persona prane qendres tregtare te Durresit ne lagjen numer 17. Nga hetimet paraprake thuhet se Armand S. ishte tutor i saj ndersa prostituta ishte strehuar ne nje banese familjaret e se ciles jane ne emigrim. Policia kishte informacion te detajuar per aktivitetin e paligjshem te tyre dhe vetem pasi ka mundur te siguroje prova te forta ka hyre ne banese duke e kapur ne flagrance 27-vjecaren me dy djem brenda. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›