Arratisja e Ismail Qemal Beut
Vepritaria e e Ismail Bej Vlorës në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, është diskutuar nga shumë historian vendas dhe të huaj. Ismail Qemali, një nga figurat më të mëdha shqiptare që gëzuan poste të rëndësishme në administratën osmane, i prirur për pavarësi të vendit, shpesh herë lidhi miqësi me funksionarë të ndryshëm otoman, dhe në momentin kur atij ju plotësuan deri diku synimet që kishte, në një mënyrë a në në një tjetër, ju drejtua territorit të vendit të tij. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni dy komente të bëra nga funksionarë otoman të asaj kohe, lidhur me figurën e Ismail Qemalit.
Leter e nenkolonelit Riza dërguar sulltanit ku përshkruan për rrethanat e arratisjes së Ismail Qemalit.
viti 1900
Ismail Qemal Beu, i cili u arratis para ca ditësh, mbasi mori fund ceremoniali i zakonshëm i përshëndetjes së të premtes, u mbyll për nja gjashtë orë në zyrën e Izet Beut dhe aty që të dy zhvilluan bisedime të fshehta. Izet Beu, përpara se të vinte me pune ne pallatin perandorak, ka qene I nje mendimi me Ismail Qemalin per pune te veprimtarise antishteterore. Nate e dite nuk ndaheshin nga njeri-tjetri.Kur ai mori pozite te larte, vendosen qe te takoheshin e te bisedonin hapur. Derisa Ismail Beu u emerua ne tripoli, hynte perdite ne zyre te Izetit. Keto takime paten si rezultat arratisjen e tij.Edhe vete Lombardoja,qe ia di te fshehtat Ismail Qemalit dhe qe eshte miku i tij i beses, po e thote hapur dhe me keqardhien me te madhe ne Bejollu se ky i poshtri Izet, ashtu si pat bere te arratisej ish-kryeministri Seid Pasha,ashtu beri tani ne fund qe te arratisej edhe Ismail Qemali. Ata qe i dine veprimet e meparshme te perseritura te Izetit, si dhe aktet tradhtare qe ai eshte duke kryer tani, nuk dyshojne se keto plane te poshtra,qe do te shkaktonin shqetesimin e mireberesit tone te madh(sulltanit),jane thurur e pergatitur me krenarine e gezimin me te madh.Per kete arsye, mora guximin t”ju parashtroja sa me siper me qellim qe te behen hetime lidhur me kete ceshtje dhe qe te mos u lihet me shesh I lire tradhtise e poshtersise, te cilat, ne te vertete, edhe per sovranin tone nuk jane fakte shume te panjohura.
BBAI(-Arkivi I Kryeministrise—Stanboll)
Yildiz K 15, 74/65
(origjinali osmanlisht)
Telegram I perfaqesise perandorake ne Athine derguar princit,kancelarit te Rajhut ne Gjermani, ku jepet mendim per aktivitetin politik te Ismail Qemalit ne Turqi dhe arsyet e arratisjes se tij.
Athine,me 7 maj 1900
Lartesise se tij, zotit kancelar te Rajhut, princit.
Qe prej disa kohesh ndodhet ketu funksionari turk Ismail Qemali Beu, I emeruar para pak kohesh si guvernator I Tripolit.Per arsyet e pranise se tij ketu une munda te mesoj, ne mirebesim, sa vijon:
Ismail Qemal Beu ka qene me pare njeri I besuar I Midhat Pashes dhe pas internimit te tij edhe ky u be I dyshimte ne syte e sulltanit.Megjithate ai, per vite te tera, diti te qendroje ne nje post te nderuar dhe te larte ne Stanboll. Pa qene drejtperdrejt anetar I partise se xhonturqve, ai ka qene gjithmone nje partizan I reformave ne jeten shteterore te perandorise dhe me nje burreri te shenuar I ka shprehur hapur bindjet e veta, madje thone se vete sulltani kerkonte shpesh mendimin e tij. Pastaj, me vone, si pasoje e intrigave te pallatit dhe per arsye se ai I mbeshteste gjarerisht synimet autonomiste te Shqiperise, pozita e tij ndaj sulltanit u keqesua gjithmone e me shume, aq sa erdhi casti qe ate e kanoste internimi. Ndikimi i ambasades angleze beri te mundur qe jo vetem te shmanget ky i fundit (internimi), por edhe te emerohet jobesniku ne postin e saponjoftuar te valiut te Tripolit. Ismail Qemal Beu e pranoi kete post shume te mire, por ne vend qe te nisej per atje, u strehua ne konsullaten angleze, dhe e vuri veten nen mbrojtjen angleze, duke pretenduar se eshte ne rrezik jete.Mbrojtje e kerkuar jo vetem qe iu dha ne menyre te shpejte, por ambasadori anglez u kujdes per dorezimin e sigurt ne anijen tregtare angleze, e cila e solli ketu.
Gjate qendrimit te tij ne stacionin anglez, nga Pallati Mbreteror u bene te perseritura, qe, me ane propozimesh te njohura dhe pikerisht duke I ofruar nje post ambasadori, Ismail Qemal Beu te mbetej ne Turqi. Kete te fundit ai e refuzoi me arsyetimin se ne rrethanat e krijuara, natyrisht qe asnje nga Fuqite e Medha nuk do te jepte pelqimin e vet.
Per sa I perket planeve te tij te metejshme, ai I eshte shprehur nje te njohuri te tij ketu se, megjithese pa pasuri, e sheh me qetesi te ardhmen.
AQSH(Arkivi Qendror Shteteror)
F. 20. D. 20
(origjinali gjermanisht)