Përvoja gjeopolitike e farkëtuar në Kosovë
Kosova duket se është e destinuar të jetë vendi, në të cilin ballafaqohen dhe ndërrohen pozitat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha nëpër shekuj. Ia vlen të bëhet këtu një përkujtesë e shkurtër, argumentuese: në vitin 1389-të, fitorja e Perandorisë Osmane kundër serbëve solli një ndryshim gjeopolitik, i cili për pesë shekuj e mbajti prezent dhe me ndikim Perandorinë Osmane dhe Hilafetin në thellësi të truallit evropian. Historia e kontinentit të vjetër është e pamundur të shkruhet e plotë pa përfshirjen e ndikimit që pati Perandoria Osmane në fatet e saj, luftërat dhe paqen që e përshkoi jetën e kontinentit për pesë shekuj. Nga kjo rezulton se, Beteja e Kosovës e vitit 1389-të nuk ka të bëjë vetëm me historinë serbe e atë shqiptare, po me tërë historinë evropiane.
Riokupimi serb i Kosovës në vitin 1912 po ashtu solli ndryshime të thella, gjeopolitike. E inkurajuar nga fitorja dhe masakrat kundër shqiptarëve, Serbia nuk mundi të ndalej, prandaj përfundoi në konflikt ushtarak edhe me Bullgarinë, aleaten e saj në Luftën në Parë Ballkanike.
Edhe atentati terrorist, serb në Sarajevë kundër dukës Franc Ferdinandit, që i parapriu kasaphanës së Luftës së Parë Botërore, mund të thuhet se bazën ideologjike e pati te mitologjia serbomadhe, e prodhuar mbi mitin e Betejës së Kosovës dhe te përligjja e riokupimit të Kosovës.
Në shënimin e gjashtëqindvjetorit të Betejës së Kosovës, në vitin 1989-të, po në Kosovë u valëvitën sërish flamujt e luftërave, që do të sillnin ndryshime të thella, gjeopolitike në Ballkan. Në mitingun e 28 qershorit 1989-të, Sllobodan Millosheviçi shpalosi idetë e luftërave të reja për krijimin e Serbisë së Madhe, të cilat i filloi dhe i përfundoi vetë. Ndërsa në vitin 1999-të, intervenimi ushtarak i NATO-s mundësoi dëbimin e forcave serbe edhe nga Kosova dhe krijimin e një tabloje krejt të re, gjeopolitike në Ballkan. Por, ky realiteti i ri nuk është përmbyllur ende.
Statusi i pazgjidhur i Kosovës po vazhdon të shfrytëzohet nga Rusia, në përpjekjet e saj për ta rikthyer ndikimin e vet në hapësirat ballkanike. Kërcënimi i Rusisë me veto në Këshillin e Sigurimit kundër pavarësisë së Kosovës, më shumë se me synimet imperiale ndaj Gjeorgjisë e Moldavisë, ka të bëjë me përpjekjet për ta mbajtur, së paku në kuotat minimale idenë rusifikuese në Ballkan. Pas pranimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian të Bullgarisë, Rusia të vetmen shpresë se do ta mbajë gjallë idenë rusifikuese në Ballkan e ka në Serbi. Historia e gjatë e pansllavizmit dhe e panortodoksizmit në Serbi është ende shumë aktive. Kjo histori ka prodhuar edhe propozime idiotike në ndonjë rast si në vitin 1999-të, kur nga qeveritarë të atëhershëm u propozua krijimi i konfederatës serbo-bjelloruse, nën ombrellën e Rusisë, por, atë ombrellë e prishën bombat e NATO-s. Duke i pasur të qarta këto prirje retrograde të politikës serbe, Rusia po përpiqet ta shrytëzojë Serbinë në pretendimet e saj të presionit mbi Perëndimin.
Parë në këtë kontekst, Kosova është guri i fundit i dominosë, e cila e nxjerr përfundimisht nga loja prezencën e Rusisë në Ballkan. Pavarësimi i Kosovës, pas pavarësimit të Malit të Zi, e lë prapa vetes një Serbi joimperiale, e cila nuk ka më në dispozicion asnjë alternativë përveç integrimit në strukturat euro-atlantike. Kësisoj, roli i Kosovës në lojërat e reja, gjeopolitike, që nisën në vitin 1989-të në Gazimestan dhe kundër frymës luftënxitëse që u proklamua në Gazimestan, ende është i ndjeshëm. Pavarësia e Kosovës prandaj do të vijë si rezultat i epërsisë së fituar gjeopolitike të Perëndimit ndaj Rusisë dhe ndaj Serbisë, si sateliti më fanatik i saj.
Po të ishte pavarësia e Kosovës si rezultat i së drejtës së popullit të saj për vetëvendosje e jo i lojërave gjeopolitike, ajo do të pranohej nga Komisioni i Badenterit, i cili e zyrtarizoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Nëse jo Komisioni i Badenterit, atëherë Organizata Botërore do ta pranonte të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, pas spastrimit etnik dhe gjenocidit që zbatoi shteti serb kundër popullit shumicë të Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk është pranuar dhe duket se nuk do të pranohet në mënyrë eksplicite as në raportin e Marti Ahtisarit. Kosova do të vazhdojë të mbetet me një status të kombinuar, pavarësi-jopavarësi, ose me një protektorat të modifikuar, sipas kalkulimeve të fituesit të luftës së Kosovës në vitin 1999-të. Prandaj, edhe nga ky aspekt, Kosova do të sjellë një përvojë të re gjeopolitike.
Por, edhe kësaj here do të ndodhë e njëjta gjë me vullnetin e popullit të saj: ai do të respektohet, aq sa nuk i prish punë “prezencës ndërkombëtare”, e cila ka zëvendësuar okupatorin serb. Por, jo më shumë.