E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja, flasin te denuarit VIP

Te burgosurit e Burrelit "shfryjne" pakenaqesite e tyre te drejtuesit e institucionit, duke pretenduar se kushtet mizerable ne ambiente e qeli behen shkak per gjendjen e tyre dhe tentativat e ndermarra nga bashkevuajtes per arratisje. Hapesira ne qeli, ore te zgjatura ajrimi, takime te shpeshta me te afermit dhe ato speciale, kushtet higjienike si dhe ushqim me te mire. Keto kane qene rrefimet e 700 te denuarve diten e djeshme para drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra dhe zevendesit te tij, Lulzim Kodra. Te pranishem ne zonen e ajrosjes ishin te gjithe te denuarit VIP, 40 per qind e te cileve vuajne burgun e perjetshem. Mesohet se kane qene te pranishem Zani Caushi, Dritan Kateshi e Lulzim Caka. Ata kane mohuar qe arratisja te ishte kolektive dhe se nje nga dritaret e magazinave, ku mbaheshin ushqimet, ka qene e demtuar. Burime zyrtare mohuan qe numri i qelive ku ishin sharruar hekurat te ishte i madh dhe qe te kishte nje plan te zgjeruar arratisjeje, porse po vazhdojne kontrollet edhe ne bodrumet e burgut te sigurise se larte ne Burrel. Kurse Prokuroria e Matit po kryen hetime intensive, duke mbledhur materiale e deshmi te te dyshuarve dhe te burgosurve rreth ngjarjes.

Drejtori dhe zevendesdrejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve kane takuar dje 700 te izoluarit ne Burgun e Burrelit. Biseda ne formen e pyetjeve nen masa te larta sigurie eshte zhvilluar ne ambientet e ajrimit te ketij burgu, ku te denuarit kane paraqitur dje pretendimet e tyre. Zevendesdrejtori Lulzim Kodra ka sqaruar dje se te gjithe te burgosurit kane pasur shume ankesa, por kane mohuar qe te jene bere pjese e planit per arratisje. "Ata kane kerkuar me shume ore ajrimi, e deri ne zgjatje te takimeve te tyre me te afermit apo permiresim i ushqimit dhe zbutje e mbipopullimit", tha Kodra. Numri dy i Burgjeve sqaroi per gazeten "KJ" se kete jave do te firmoset tenderi ne lidhje me shtimin e ambienteve ne kete institucion. Ndersa mesohet se prezent ne takim kane qene edhe Zani Caushi, Dritan Kateshi e Lulzim Caka.

Pas hetimeve te kryera konfirmohet se plani i arratisjes eshte realizuar nga magazina, ku edhe si zakonisht nje te burgosuri i lihet celesi per te marre ushqimet ne orarin e caktuar. Nderkohe qe hekurat e dritares se kesaj magazine jane gjetur te prera. Sipas Kodres, dje eshte bere i mundur edhe saldimi i kesaj dritareje. Edhe pse kane kaluar tri dite nga dita e arratisjes, ende nuk eshte gjetur sharra me te cilen jane prere hekurat e dritares. Dy kreret e burgut kane ndjekur situaten nga afer dhe interesuar per hetimet qe jane kryer per ngjarjen e rende. Po dje eshte bere komandimi i drejtorit te burgut Burrel, qe do te jete specialisti Beqir Metani. Lajmin e konfirmoi edhe zedhenesja e institucionit, Blerina Marini, ndersa konfirmohet fakti se nuk eshte transferuar asnje nga te denuarit per jete dhe qe perbejne rrezikshmeri. Prokuroria e Matit ka marre ne dore hetimin e dosjes. Mesohet se Fran Marashi e Pjeter Lleshi e kane marre persiper gjithcka, duke mos treguar asnje emer te implikuar dhe se arsyeja e arratisjes ishte padrejtesite qe u ishin bere.

R.Caushaj

A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›