E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nuk gjen asnje gjurme te Patrick Henry

Pronari i kompanise amerikane te demontimit te municioneve, "Southern Amunition", Patric C. Henry III rezulton te mos kete qene ne vendin tone ditet para dhe pas shperthimit tragjik ne Gerdec. Prokuroria ka verifikuar deklaratat e dhena nga kreu i firmes "Alba Demil", Mihal Delijorgji, se amerikani ka qene ne Shqiperi nje dite para ngjarjes dhe nga kontrolli i te dhenave ne sistemin TIMS ka rezultuar se asnje person me kete emer nuk figuronte ne regjistrat e pikave kufitare. Nderkohe qe, pas nje verifikimi qe kreu gazeta "KJ" ne hotel "Kontinental" ne Vore, adrese qe dha edhe i ndaluari Delijorgji, rezultoi se Henry ka qendruar nga data 9-14 mars dhe me pas eshte larguar. Emri i tij ka figuruar ne regjistrin e hotelit, por cuditerisht jo ne kompjuteret e aeroportit te Rinasit, apo pikave kufitare. Dyshohet qe Henry te kete perdorur identitet te rreme, ose te kete kaluar jo nepermjet pikave kufitare, por ne rruge tokesore. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, nese ky i fundit nuk ka mberritur ne vendin tone nepermjet aeroportit te Rinasit, atehere dyshohet se mund te kete ardhur nepermjet detit. Nderkohe qe faktin se Patric C. Henry III ka qene ne vendin tone para tragjedise e ka bere te ditur pikerisht i pandehuri Mihal Delijogji. Ky i fundit ka bere te ditur se diten e shperthimit ka qene me te ne ndermarrjen "Perparimi" ne qytetin e Durresit. Pikerisht nje dite para shperthimit, ata jane ndare nga njeri-tjetri, nderkohe qe Henry ishte larguar te nesermen ne oren 12:00 te nje dite me pas ngjarjes. Fakti qe Henry ka qene ne vendin tone eshte vertetuar nepermjet regjistrit te hotel "Kontinental" ne Vore, ne te cilen ishte shenuar emri i ketij te fundit, si dhe dita se kur eshte strehuar ne kete hotel dhe derisa ka ndenjur. Punonjeset e ketij hoteli kane sqaruar se per t'u regjistruar ne kete hotel duhet pasaporta, cka tregon se Henry ka paraqitur si mjet identifikimi pasaporten e tij.

Amerikani, nje jave ne hotel "Kontinental"

Por faktet per viziten e pronarit te "Southern Amunition" ne Tirane tregojne te kunderten e verifikimeve me ane te sistemit TIM-s. Patrick Henry ka qene ne vendin tone nga data 6-14 mars, vetem nje dite para shperthimit katastrofik ne Gerdec. Ky fakt eshte vertetuar nepermjet regjistrit te hotel "Kontinental" ne Vore, ne te cilen ishte shenuar emri i ketij te fundit, si dhe dita se kur eshte strehuar ne kete hotel dhe deri sa ka qendruar. Punonjeset e ketij hoteli kane sqaruar se per t'u regjistruar, duhet pasaporta, cka tregon se Henry ka paraqitur si mjet identifikimi pasaporten e tij. Emri i tij ka qene i shenuar ne regjister dhe nuk ka patur asnje problem me pagesen. Ai eshte larguar i qete nga Vora ne daten 14 mars dhe pa rene shume ne sy, ndersa nuk shoqerohej nga askush.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›