Të rinjtë e LSI-së themelojnë institutin "Idea"
Iniciativa për themelimin e një lëvizje rinore, që u pagëzua instituti "Idea", ka si qëllim shkëmbimin e ideve nga të rinjtë shqiptarë, ku kjo kategori përbën rreth 1/3 e popullsisë në Shqipëri. "Idea" do të përdorë idetë dhe mendimet që do të lindin nëpërmjet diskutimeve, dialogëve, debateve, forumeve, aksioneve, për të hartuar një politikë sa më reale dhe shpresëdhënësve, për të ndryshuar ambientin politik dhe shoqëror shqiptar. Iniciatorët e kësaj nisme janë një grup të rinjsh të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, profesionistë në fusha të ndryshme të jetës, të punësuar në sektorin privat dhe në administratën publike. Anëtarët e bordit drejtues të institutit "Idea", Dorian Duçka dhe Besian Pesha, gjatë prezantimit të kësaj nisme kanë bërë të ditur sfidat që ka instituti "Idea" për forcimin e rinisë shqiptare.