E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Do shqyrtojme ankesat e te arratisurve

Ankesat e dy te denuarve te arratisur, tri dite me pare, nga burgu i Burrelit do te shqyrtohen nga prokuroria. Burime nga organi i akuzes nuk jane shprehur nese dosjet gjyqesore te Fran Marashit dhe Preng Lleshit do te rishqyrtohen nga gjyqesori, sikurse ata kane kerkuar, por jane kufizuar te thone se "ankesat e tyre do te merren parasysh". Ndersa te arratisurit jane risjelle me pranga ne burgun e sigurise se larte te Burrelit, ata kane deklaruar perpara kamerave se prej vitesh kane bere kerkese prane gjyqesorit per rishqyrtim te dosjeve te tyre, por kerkesat nuk jane marre parasysh. "Nuk na kane kthyer as pergjigje", ka thene Fran Marashi, sipas te cilit ai eshte denuar ne mungese dhe eshte ekstraduar. I denuari ka treguar se Kushtetuta e Shqiperise parashikon nje proces te rregullt gjyqesor dhe ai nuk kerkon asgje me shume se kaq. Te njejten kerkese ka bere edhe Preng Lleshi, duke pohuar se arratia kishte qellim sensibilizimin per kerkesen e tyre qe nuk ka gjetur pergjigje.

Ina Rama: Asnje detaj mediave

E gjithe ngjarja po hetohet intensivisht moment pas momenti, nderkohe qe informacioni po behet gjithnje e me i paket. Policet hezitojne qe te flasin qofte edhe nje fjale, pasi kane mesuar se dy kolege te tyre jane pezulluar vetem sepse gazetaret kane mundur qe te fiksojne ne celuloid pamje nga dy te riprangosurit qe munden te dalin nga qelite, dhe te udhetonin deri ne shkurret e fshatit Zenisht. Madje edhe prokuroria e Matit eshte futur ne karantine te plote. Edhe pse pikerisht te ky institucion eshte pergjegjesia direkt per hetimin, burime te sigurta prane saj kane konfirmuar se heshtja e tyre eshte e koindicionuar nga nje urdher i dale nga Kryeprokurorja Ina Rama, e cila per te mos dekonspiruar hetimin, i ka urdheruar prokuroret e hetimit te kesaj ngjarjeje, qe te mos nxjerrin asnje detaj.

Emerimi i drejtorit, debate ne PD

Ngjarja e rende mesohet te kete shkaktuar debate te forta edhe ne strukturat lokale te partise ne pushtet nga ku edhe ka dale urdhri per emerimin e drejtorit te Burgut te Burrelit. Nga debatet e ashpra qe kane ndodhur dje ne keto struktura mesohet se nje grup demokratesh kane kritikuar ashper faktin qe ne krye te ketij institucioni shume te rendesishem te Ministrise se Drejtesise eshte vendosur nje person jashte cdo kriteri profesional. Kjo pasi Brahimlika, nga jurist i bashkise nuk kishte asnje eksperience ne drejtimin e nje institucioni te tille te rendesishem dhe delikat, sic ishte burgu i sigurise se larte. Nderkohe burime te rezervuara pohuan dje se Brahimlika ka pasur probleme edhe kur punonte ne bashki, pasi firma e tij figuron ne disa dokumente tenderesh qe po hetohen per abuzime

Burrel, blindohet burgu

Dy dite pas ngjarjes se rende, ku per pak burgu i sigurise se larte ne kete qytet do te ishte boshatisur nga nje pjese e efektivit te denuarve qe ai strehon, situata eshte mjaft e ndere. Zona perreth burgut eshte e blinduar, dhe ne cdo moment je nen vezhgimin e policeve me uniforme dhe pa uniforme. Prej dy ditesh i gjithe territori i burgut i eshte nenshtruar nje keqyrje te plote, jo vetem per te zbuluar elemente qe do te conin ne arratisjen e madhe, por edhe per te shmangur cdo tentative te ngjashme ne te ardhmen. Nderkohe qe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, ka deklaruar se nga ana e saj ka marre masa te rrepta sigurie, me te cilat do te ruhen te burgosurit. Por ne deklarate nuk kane dhene asnse detaj se cilat jane ato masa qe jane shtuar pas arratisjes se Fran Marashit dhe Pashk Lleshit, te denuar me burgim te perjetshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›